Histori Personale

6 vjet më parë familja jonë u vetizolua për 5 javë dhe ja ç`mësuam

6 vjet më parë familja jonë u vetizolua për 5 javë dhe

6 vjet më parë familja jonë u detyrua të vetizolohej duke shmangur çdo kontakt social, por në atë kohë ne ishim të vetmit që po izoloheshim.

Ishte pranvera e vitit 2014, vajzës tonë 8 vjeçe i erdhi radha për të bërë një ndërhyrje të rëndësishme në zemër. Vajzës që do operohej dhe Ronni-t, vajzës sonë të madhe, 11 vjeçe në atë kohë, nuk i treguam deri një javë para ndërhyrjes. Nuk donim që të stresoheshin përpara kohe.

Ajo që ne nuk dinim ishte ishte se 5 javë para ditës së rëndësishme do duhej të izoloheshim për të shmangur çdolloj virusi dhe bakteri që mund të vinte në rrezik vajzën tonë gjatë dhe pas operacionit.

Anuluam të gjitha biletat që kishim për në koncerte, kinema dhe gjithashtu kurset e vajzave. Edhe një ftohje e lehtë mund ta vinte jetën e saj në rrezik.

Ne dilnim nga shtëpia, shkonim në punë, edhe vajzën e çuam në shkollë, por kujdesi ishte si ai i ditëve të sotme. Lanim mijëra herë duart, i dezinfektonim, nuk takonim njeri. Pas pune mbylleshim në shtëpi, luanim me vajzat, organizonim lojëra të ndryshme. Morëm vitamina për imunitetin, duart i lanim të paktën 20 sekonda. Pra rregullat që sot po i ndjek gjithë bota. Vetëm se në atë kohë ne ishim vetëm. Vajza e madhe u sëmur ato kohë dhe pasi folëm me mjekët vendosëm që katër ditët e fundit ta çonim të voglën tek gjyshërit.

E kaluam atë periudhë me sukses, menaxhuam ankthin, argëtuam vajzat dhe si përfundim ato ditë na përgatitën për situatën sot. E mira e vetme e atyre ditëve ishte se ne kishim një datë kur do mbaronte e gjitha. Dhe këtë nuk e kemi sot.

*Ky post u përshtat nga Huffington Post dhe u realizua nga Fabjola Hije