Histori Personale

7 orë në diell vetëm me vaj karrote, shihni çfarë i ka ndodhur 24 vjeçares nga Anglia

7 orë në diell vetëm me vaj karrote, shihni çfarë i

Një 24 vjeçare nga Britania ka pësuar djegie të shkallës së tretë, pasi qëndroi për shtatë orë në diell, pa krem mbrojtës por me vaj karrote për nxirje. Laura Bevin, ka treguar për mediat se kishte përdorur vajin e karrotës me shishen Calypso Sun por duke qëndruar me orë të gjatë në diell duke menduar se nuk do të digjej por do të nxihej ajo pësoi djegie të shkallës së rëndë, infeksion dhe tashmë i duhet të përdorë për 20 ditë antibiotikë.

7 orë në diell vetëm me vaj karrote, shihni çfarë i

Tashmë ajo po i shmanget diellit si 'vampirët' në filma, dhe sipas mjekëve që e kanë trajtuar lëkura e saj mund të mbetet tepër e ndjeshme ndaj diellit për pjesën tjetër të jetës. Për fat të mirë, ajo nuk e aplikoi vajin tek vajza e saj 5 vjeçare po i vendosi krem anti-diellit me mbrojtje 50.

Fotot e publikuara në Metro-n britanik tregojnë zonat ku ajo është djegur dhe ka pësuar infeksion.

7 orë në diell vetëm me vaj karrote, shihni çfarë i

7 orë në diell vetëm me vaj karrote, shihni çfarë i

‘Nuk po e kuptoja sepse nuk po ndjeja djegie. Mendova se do të nxihesha. Kur u ktheva në shtëpi, aty pashë se sa shumë isha skuqur dhe po ndjeja diegie. Shumë shpejt trupi u mbush me flluska dhe tek pjesa e këmbëve, në kofshë dhe në zona të tjera, lëkura u irritua shumë. Nuk fjeta natën nga djegia dhe kruarjet që ndjeja. U lyva me kos natyral dhe të nesërmen me xhel aloe vera, por dëmi tashmë ishte bërë'.

7 orë në diell vetëm me vaj karrote, shihni çfarë i

Për shkak të gjendjes së lëkurës, ajo shkoi në spital. Mjekët i bënë një ndërhyrje kirurgjikale në lëkurën e njërës këmbë. ‘Më hoqën një pjesë lëkure shumë të djegur dhe që infeksioni të mos përhapej. Për fat të mirë, gjendja ime do të përmirësohet por më thanë që pjesën tjetër të jetës duhet të bëj kujdes nga rrezet e forta të diellit. Tani nuk dal më pa krem me 50 SPF. Sapo shoh diell i shmangem dhe futem në hije me vrap. Sinqerisht nuk mendoja se dielli mund t'ia bënte këtë dikujt. Dhe më e bukura është: A ja vlen trupi ngjyrë çokollatë që zgjat shumë pak të të çojë në këtë gjendje'?

Dermatologët kanë bërë shpesh apel për kujdes ndaj rrezeve të forta të diellit dhe përdorimit të kremrave të certifikuar mbrojtës çdo dy orë, sidomos në orët e pikut, pas daljes nga uji i detit dhe djersitjes së shpeshtë.

*Artikulli i Metro përkthyer dhe përshtatur në shqip nga Tiranapost.al.