Histori Personale

A duhet ta puthësh që në takimin e parë? 8 vajza tregojnë historitë e tyre

A duhet ta puthësh që në takimin e parë? 8 vajza

Takimet e para mund të jenë të tmerrshme. Djersë, siklet dhe në dilemë a po i dukem mirë?

Lëre pastaj nëse në këtë takim ndodh edhe puthja e parë.

Gjithmonë kam dashur ta ruaj puthjen për takimin e dytë ose të tretë. Mund të jetë e vështirë t`i rezistosh, sidomos nëse të vendos dhe dorën tek këmbë, por s`e di a ka një rregull të përcaktuar. Dahlia, 24 vjeçe.

Rrallëherë ka ndodhur ta puth dikë në takimin e parë. E kam bërë disa herë, por vetëm kur kam qenë e dehur. Andrea, 25 vjeçe.

O Zot, po nëse nuk më puth në takimin e parë unë mendoj që nuk i interesoj, nuk më pëlqeu. Madje si Binjak që jam i afrohem dhe e provokoj disa herë. Gab, 23 vjeçe.

Kur ish-i im më puthi për herë të parë, e hapi gojën para se të më afrohej. Pastaj sa herë më puthte më kujtohej ajo ditë. Të mos flas për pështymën që më linte nëpër mjekër. Tess, 20 vjeçe.

Më shqetëson kjo pyetje. Njerëzit duhet të bëjnë gjënë që ndjejnë dhe jo atë që duhet apo nuk duhet të bëjnë. Nëse të dy e ndjejnë, përse jo Zoti i Bekoftë. Alex, 24 vjeçe.

Nuk është e domosdoshme, por nëse takimi shkon mirë, përse jo. Mund të puthemi. Nëse është një takim që ka nisur virtualisht pres disa takime, kurse nëse e kam njohur që më parë, puthem që në takimin e parë. Tiffany, 32 vjeçe.

Nëse ka kimi, e bëj. Nëse nuk ka nuk e puth. Madje nuk e kam problem të bëj edhe hapin e parë. Valerie, 24 vjeçe.

Mjafton një puthje në faqe. Në takimin e parë dikush më puthi, por mezi më gjeti buzët. Pastaj më tha më fal. Kur ende nuk e njeh mirë, është vështirë të gjesh dhe buzët ku i ka dhe përfundon duke puthur hundën. Keren, 24 vjeçe.

Po ti a do ta puthje në takimin e parë?