Histori Personale

Arrestohet një 30-vjeçar që bëri shakanë pa kripë: ‘Mamaja ime ka koronavirus’

Arrestohet një 30-vjeçar që bëri shakanë pa

Job van den Broek shfrytëzoi situatën me koronavirusin për të dhënë një shfaqje të shëmtuar në avion nga Amsterdami për në Dublin.

30-vjeçari refuzoi të mbyllte bisedën telefonike që po bënte, duke e zgjatur për 10 minuta ndërkohë që ekuipazhi priste të shpjegonte rregullat e sigurisë.

Kur e mbylli telefonin shoë i tij vazhdoi duke bërë një skenë përpara pasagjerëve e duke treguar se po fliste në telefon me të ëmën e tij, sepse ajo është prekur nga virusi vdekjeprurës.

Arsyeja e fluturimit të tij në fakt ishte takimi me të dashurën dhe propozimi që kishte planifikuar t`i bënte.

Si përfundim u arrestua nga policia e Dublinit dhe e kaloi natën në qeli nën akuzën e përhapjes së stresit dhe panikut në ajër.

Policia vendase tha se nuk kishte fjalë më të këqija për të thënë në ajër në këto ditë të vështira, veçse ka një bombë poshtë sediljes.

*Artikulli i Metro u përshtat në shqip nga Fabjola Hije