Histori Personale

Atë që më mësoi pandemia dua të ndaj me të gjithë ju

Atë që më mësoi pandemia dua të ndaj me të

Kur filluan lajmet e para që virusi po shtrihej në gjithë botën dhe tashmë konsiderohej pandemi, dikush pyeti: Çfarë bëmë për ta merituar këtë?

U përgjigja: Se thashë me zë të lartë që isha e lumtur. Dhe në fakt isha.

Sapo isha divorcuar, por në fakt s`isha vetëm. Isha me fëmijët e mi, me miqtë me të cilët po kaloja më shumë kohë se zakonisht, duke udhëtuar e duke shkruar. Kisha nisur një jetë të re.

Ajo që kuptova nga divorci, por sidomos nga pandemia ishte se jo çdo gjë mund ta planifikosh. Ka gjëra që nuk mund të llogariten dhe që varet si i sjell jeta.

Kështu që duhet pritur ashtu si vinte e ardhmja. U fokusova tek e tashmja dhe blerja e parë që bëra ishin një palë patina rozë. Me të mund të bëja xhiro rreth e rrotull lagjes. Diçka që s`e kisha bërë kurrë më parë.

Covid-i më kujtoi se jeta është e shkurtër dhe gjëja më e mirë që mund të bëj është ta jetoj, jo thjesht ta duroj, por ta jetoj. Kjo jetë nuk është idealja, por është gjithçka që kemi.

Ky vit është i maskave, larjes së shpeshtë e të fiksuar të duarve, por unë s`dua ta mbaj mend për të tillë. Unë dua ta kujtoj si vitin e shtëpisë, familjes, fëmijëve. Unë dua të kujtoj gjithçka që bëmë e jo ato që s`mundëm të bënim.

Po, bota është e dëmtuar, por e bukura e saj është ende aty. E kam kërkuar dhe e kam gjetur.

*Maggie Smith, autore e katër librave. Letra shkruar për The Guardian dhe përshtatur në shqip