Histori Personale

‘Black Friday’ për mua është një tmerr të cilit nuk i rezistoj dot

‘Black Friday’ për mua është një tmerr të

E di si ndihem unë sot? Ndoshta si ata që ndjejnë varësi ndaj cigares ose drogës. Kjo është një ditë që e pres me padurim, por pastaj, pasi mbaron, nuk ndihem njësoj. Nesër është e sigurt që do ndjej faj, turp dhe zhgënjim.

Thënë ndryshe, E premtja e Zezë për mua është goxha problematike si ditë.

Unë vuaj nga Çrregulli i Personalitetit Kufitar, një gjendje që ndikon në mënyrën se si njerëzit e shohin, ndjejnë dhe mendojnë botën dhe mund të ndikojë në marrëdhëniet me të tjerët. Unë ndiej emocione intensive, nuk kam gjithmonë një ndjenjë të fortë identiteti dhe kam vazhdimisht frikë nga largimi i të dashurve.

Një ndër sjelljet që lidhet me këtë sëmundje janë edhe blerjet e shpeshta e të shumta. Blej rroba, kryesisht fustane dhe bluza, që mendoj se do të më bëjnë të ndihem më mirë me veten. Pres me padurim të vijnë porositë që bëj, por kurrë nuk kënaqem me to.

Si shumë të tjerë, këtë të Premte të Zezë, edhe mua më kanë mbërritur shumë emaile me oferta “fantastike”.

Thjesht klikoj butonin bli. I kam fshehur shpenzimet e mia impulsive nga familja për gati një dekadë.

Njëherë më mbërriti në shtëpi një faturë borxhi prej 4 mijë paundësh dhe s`dija ku të fshihesha. Që atëherë kërkova ndihmë. Sot jetoj me të fejuarin tim dhe ai më ka mësuar shumë ne lidhje me menaxhimin e buxhetit. Megjithatë në ditë si “Black Friday” tmerrohem gjithmonë.

Kam fshirë çdo email sugjerimi. Por mendoj që nuk është e mjaftueshme. Duhet të ndalohen fjali të tilla promocioni si blij tani dhe paguaj kur të duash, sepse ka njerëz që vuajnë. Edhe unë, i bëra gjithsesi disa blerje.

*Artikulli i Metro u përshtat në shqip nga Tiranapost.al