Histori Personale

Bullizmi vret! Videoja virale e 9-vjeçarit që të gjithë duhet ta shikojnë

Bullizmi vret! Videoja virale e 9-vjeçarit që të gjithë

“Dua të vras veten me thikë në zemër. Dua që dikush të më vrasë”, këto janë fjalitë therrëse të Quaden Bayles, djalit australian, videoja e të cilin po bën xhiron e botës.

Yarraka Bayle e regjistroi të birin që qante në makinën e saj teksa e mori nga shkolla. Ai thoshte se donte të vriste veten ose që dikush ta vriste. Shkak ishte bullizmi. Quaden ka lindur me nanizëm dhe për shkak të gjatësisë së tij sulmohet vazhdimisht nga bashkëmoshatarët në shkollë.

Bullizmi vret! Videoja virale e 9-vjeçarit që të gjithë

“Ja ç`shkakton bullizmi”, shkruan nëna e tij teksa u bën thirrje prindërve të kenë kujdes me fëmijët e tyre dhe t`i mësojnë të mos bëhen bullistë.

Videoja e 9-vjeçarit është parë më shumë se 14 milionë herë dhe ka nisur në rrjet një fushatë sensibilizuese për të grumbulluar para që Quaden të vizitojë Ëonderland. Deri tani janë grumbulluar 130 mijë dollarë.

Edhe personazhe të njohur i janë përgjigjur nënës së tij dhe vogëlushit me fjalë mbështetëse siç bëri Hugn Jackman apo Jillian Barberie.

Gjithashtu disa prindër që panë videon, vendosën që fëmijët e tyre të bënin video me mesazhe pozitive për vogëlushin.

Bullizmi është një nga problemet më madhore, sidomos në botën e fëmijëve. Ndaj nevojitet vigjilencë më e madhe në familje, në shkollë dhe çdo institucion arsimor për ta parandaluar. Edhe fëmijët janë të prekshëm nga problemet emocionale dhe depresioni.

*Artikulli i BBC u përshtat në shqip nga Fabjola Hije