Histori Personale

Burri im është bipolar dhe ju rrëfej jetën me të

Burri im është bipolar dhe ju rrëfej jetën me të

Vajza jonë Gabby kishte atë ditë një aktivitet sportiv dhe Rob, burri im ishte ende në shtrat. Rob vuan nga çrregullimi bipolar. Në periudha të ndryshme gjatë vitit ai manifeston herë energji të tepërt dhe herë të tjera mungesë dëshire për të bërë çdo aktivitet, qoftë edhe për t`u ngritur nga shtrati e për të folur me njerëzit.

Edhe atë ditë më tha që s`donte të vinte. Zakonisht unë kam qenë mbështetëse ndaj tij dhe e kam justifikuar, por këtë herë isha përgatitur që do shkoja me të, plus vajza kishte nevojë për të.

Rob dhe unë u takuam për herë të parë në 2005-ën dhe në fillim ai ishte karizmatik. Ishte DJ në një bar në fundjavë, kurse gjatë javës punonte si agjent punësimi. Në fillim s`isha e sigurt nëse mund t`i përshtatesha energjisë së tij. Por më intrigonte. Kishte vetëbesim. U martuam dhe sollën në jetë dy fëmijë Gabby-n 9 vjeçe sot dhe Noah, 6 vjeç. Krijuam edhe biznesin tonë dhe punuan në të.

E dija që në nisje problemin e tij të bipolaritetit dhe që kurohej për të. Nuk më shqetësonte ky fakt. Nuk ka pasur asnjëherë episode dramatike për shkak të këtij çrregullimi.

Duhet ta pranoj që jeta jonë ishte më e lehtë kur nuk kishim fëmijë.

Ende punojmë në kompaninë tonë. Unë si agjente, kurse Rob kujdeset për të krijuar vende pune komode. Bipolariteti i tij është pjesë e jetës sonë.

Sfida momentale është që fëmijët kanë filluar ta kuptojnë gjendjen e tij. Disa herë më thonë që babi s`është mirë. 'Ne s`do bëjmë asgjë derisa ai të jetë sërish mirë.'

Kur ishim të rinj e menaxhonim më mirë këtë problem. Po tani që jemi në moshë të mesme është më e vështirë. Ndonjëherë ndjej që s`mund ta mbuloj dot edhe në shtëpi, edhe në zyrë mungesën e tij.

Për hir të marrëdhënies sonë nuk ia tregova kurrë askujt problemin tonë. Kam pasur frikë se do e gjykojnë. Po katër vite më parë kur krijuam degën e re në biznesin tonë duke ofruar këshilla për të krijuar ambiente komode në institucione të ndryshme, Rob u detyrua të ndajë eksperiencën e tij personale. Në fakt kuptova që t`ia tregoje të tjerëve s`është se ndryshonte ndonjë gjë të madhe. Shumica ishin më tepër kuriozë për të ditur më shumë, se sa për të ndihmuar.

Së fundmi kam lexuar lajmet rreth bipolaritetit të Kanye West dhe ndikimin që ka pasur në marrëdhënien martesore me Kim. E kuptoj presionin në të cilin Kim Kardashian ndodhet. E njoh ndjesinë që ke kur je martuar me një burrë sa brilant aq edhe të padisponueshëm në periudha të ndryshme të muajit.

*Letra e Mary Driscoll për The Telegraph, agjente punësimi