Histori Personale

Burri pastroi tualetin me furçën e dhëmbëve të gruas, pasi zbuloi tradhtinë e saj

Burri pastroi tualetin me furçën e dhëmbëve të gruas,

Kur David Cannon, konkurrent bashkë me gruan në një reality show të martuarish me shikim të parë, zbuloi tradhtinë e saj i punoi një rreng.

Mori furçën e dhëmbëve të saj dhe pastroi mirë e mirë WC-në e tualetit. Dhe nuk ia tregoi për 5 ditë këtë gjë, duke e lënë t`i lante dhëmbët me atë furçë.

Burri pastroi tualetin me furçën e dhëmbëve të gruas,

"Pasi zbulova tradhtinë, ajo s`më kontaktoi më. Kisha ende çelësin e dhomës së saj kështu që hyra dhe bëra këtë gjë. E di që është një veprim prej fëmije. Po në fund të fundit e lau gojën me furçën që ishin pastruar bakteret e saj kështu që nuk do t`i bëjnë dëm”, ka treguar David në program. Ajo u puth me dikë tjetër kështu që nëse do ta përsëriste, ndëshkimi në këtë mënyrë do ishte edhe për të dashurin e saj, meqë ajo e kishte larë gojën me furçën e papastër.

Gjithë rrengun e kishte regjistruar dhe produksioni ia tregoi gruas së tij që gjatë programit iu dha mundësia të sqarohej. Mund të merrni me mend sesi është ndjerë pasi e ka parë: “Nuk dua ta rishikoj kurrë më këtë video”, u shpreh ajo në fund të debatit me të shoqin.

Tradhtia është diçka e shëmtuar, por edhe të pastrosh WC-në me furçë dhëmbësh nuk është diçka e bukur e as higjienike.

*Artikulli i Metro u përshtat në shqip nga Fabjola Hije