Histori Personale

Dëshmia tronditëse e 18-vjeçares nga Korça, që denoncoi të atin: E regjistrova kur më kërkonte marrëdhënie seksuale

Dëshmia tronditëse e 18-vjeçares nga Korça, që
Foto Ilustruese

Një 37-vjeçar është arrestuar paraditen e sotme nga autoritetet pasi ngacmonte seksualisht të bijën 18-vjeçare. Pas historisë tronditëse të vajzës së abuzuar seksualisht nga daja i saj, një tjetër vajzë ka rënë viktimë e abuzimit brenda familjes.

Babai abuzues është denoncuar nga vetë e bija.

18-vjeçarja është shprehur se i ati i saj prej shumë kohësh dhunonte bashkëshorten, ndërsa të bijës i ka kërkuar të kryenin marrëdhënie.

“Prej kohësh prindërit nuk shkonin me njëri-tjetrin.

Grindeshin shpesh dhe babai ushtronte dhune ndaj mamit.

Ne jetojmë në Korçë me gjyshen. Ai pinte gjithmonë dhe ishte i dhunshëm.

Disa herë më kërkonte të kryenim marrëdhënie.

Kur isha më e vogël nuk i kuptoja disa gjëra. Vendosa ta denoncoj sepse me ka nxirë jetën.

E regjistrova me telefon dhe dëgjohet qartë çfarë kërkon. Ai është monstër”, është shprehur vajza.

37-vjeçari është njohur gjithnjë si njeri problematik dhe përdorues i lëndëve narkotike.