Histori Personale

Dil jashtë, e di unë kur i bie pianos? Po më fal a jemi në një pallat?

Në vend të politikës së darkës zgjodhëm këtë letër në portalin ‘Anabel’ që poston herë pas here letra me halle njerëzish. Kjo letër është një perlë e bukur. Një hall me komshien që i bie pianos gjithë ditën.

Dil jashtë, e di unë kur i bie pianos? Po më fal a jemi në

Lexojeni si më poshtë:

Pershendetje Anabel

Po kaloj nje situate "lufte" nervash me komshinjte ! Nje kat me siper banojne nje cift pensionistesh.Zoteria eshte piktor dhe zonja ka qene mesuese piano .Mirepo zonja vazhdon te jape mesim piano privat, ne shtepi.. Nuk e ka problem, 9 e mengjesit,4 e pasdites ,9 e darkes ajo vazhdon punen e saj.Po degjohet ne gjithe palllatin moj..Edhe tani qe po ju shkruaj ka filluar ne oren 3 e 30 te drekes,eshte ora 7 thuajse dhe vazhdon pa pushim.Ka shku burri 2 here me miresjellje te ankohet dhe i jane drejtuar me : dil jashte, e di un kur i bie pianos se jam ne shtepine time..
Po me fal a jemi ne nje pallat,a jetojme ne ambjente te perbashketa?
Duhet te respektojme rregullat dhe mos te cenojme qetesine e atij tjetrit.

Tani te lutem un kerkoj te di a ka nje institucion ku mund te drejtohem, te marr nje mendim a po ja fus un kot apo nuk jane ne rregull ata 2 ? Faleminderit paraprakisht 

Dil jashtë, e di unë kur i bie pianos? Po më fal a jemi në