Histori Personale

Djali im dy muajsh po lufton me koronavirusin, ndaj ju lutem mos dilni

Djali im dy muajsh po lufton me koronavirusin, ndaj ju lutem mos dilni

Jodie, nëna e katër fëmijëve ka shkruar një letër publike për të gjithë ata që ende tundohen për të dalë, ajo u lutet të mos e bëjnë. Jo nëse nuk punojnë në pozicione kyçe.

“Djali jonë 11 javësh, Ares doli pozitiv ndaj COVID-19. Në s`kemi dalë nga shtëpia prej ditësh, por burri im Christian ka shkruar në punë, sepse punon në supermarket dhe duhet të mbushë raftet. Nëse puna juaj nuk është në një sektor kyç, ju lutem qëndroni në shtëpi. Ne vetëm tek Covid nuk na shkonte mendja. Kur e morëm vesh menjëherë menduam: Do të vdesë. Isha e tmerruar. U ula dhe qava”, tha Jodie që shton se gjendja e tij tani është stabël.

Fotot e djalit, të lodhur nga virusi i ka shpërndarë në rrjet në shenjë ndërgjegjësimi.

*Burimi Metro