Histori Personale

Dola në 30 takime gjatë fundjavës dhe ja ç`më ndodhi me secilin prej tyre

Dola në 30 takime gjatë fundjavës dhe ja ç`më ndodhi

Shoqja ime më pyeti se ç`do bënim gjatë fundjavës dhe iu përgjigja asgjë. Domethënë s`do bëja asgjë me të se për vete kisha plot 30 plane. Për tre ditë do dilja në 30 takime me djem. Bëra një dokument me kompjuter ku shkruajta të gjithë takimet e mia siç i lashë, sipas orareve, me gjithë djemtë që flisja në aplikacione dhe rrjete sociale të ndryshme dhe ia lashë miqve të mi. Kjo shërbente si një garanci në rast se dikush përpiqej të më vriste. E nisa si një eksperiment, por edhe mënyrë për të kërkuar dashurinë. Jam 32 vjeçe dhe jam beqare. Ndaj mund të bëja ç`të doja.

Si ia dola?

Takimi i parë: E premte ora 12:01 AM me Bob

Ai jeton larg. Ne kishim 6 muaj që flisnim dhe praktikisht festuam 6-mujorin tonë.

Takimi i dytë: E premte ora 8:30 AM me Mason

Ky ishte takimi im i parë që hëngra mëngjes me dikë. E rekomandoj për të gjithë.

Takimi i tretë: E premte 2:30 PM me Tim

Nga afër Tim ishte shumë i bezdisshëm. Po më shikonte si të isha objekt seksi, kështu që gjeta një justifikim edhe pas një ore takim me të (edhe pse të radhës e kisha në 5:30) ika.

Takimi i katërt: E premte 5:30 PM me Ian

Kishim folur në një telefonatë të gjatë një ditë më parë. Më pëlqente ky djalë, por për dreq kisha takimin tjetër një orë më vonë.

Takimi i pestë: E premte 6:30 PM me Max

Kam dalë me të 7 vjet më parë dhe kurrë nuk e kuptova përse ndalova. As tek ky takim nuk e kuptova. Mbase më duhet edhe një tjetër.

Takimi i gjashtë: E premte 7:45 PM me Dan

Dan kishte shkuar 15 minuta më herët, kurse unë 15 minuta më vonë. Kur arrita e kishte përfudnuar kafen.

Takimi i shtatë: E premte 9 PM me Isaac

Isaac hapi një aplikacion zodiakal dhe po lexonte për Binjakët, shenjën time. Pastaj kuptoi që nuk mund të qëndronte me mua, një vajzë që fliste për ish-ët e saj dhe në fund më tha që kjo ishte tipike e një Binjaku.

Takimi i tetë: E premte 10:00 PM me Evan

Evan e anuloi takimin 30 minuta para dhe s`ka problem. Tjetri.

Takimi i nëntë: E premte 11:00 PM me Greg

Greg ishte i ëmbël dhe mirëkuptues... por vetëm kaq mbaj mend nga ky takim. Pastaj mbaj mend që shkova në shtëpinë time, pashë tv dhe hëngra kokoshka.

Dita e dytë.

Takimi i dhjetë: E shtunë 9:00 AM me Bryan

Më solli një kafe të ftohtë në dorë, bëmë një shëtitje nën rrezet e diellit. I bëra vetëm një pyetje: Si u fute në industrinë e verës? Dhe përfundoi 40 minuta duke bërë TED Talk. Pastaj në fund të takimit më tha që në takimin tjetër mund të flisja unë.

Takimi i 11: E shtunë 10:00 AM me Bill

Më gjeti në Instagram duke më kërkuar pasi me pa në një faqe takimesh. Nuk e kuptova shumë logjikën e tij, por meqë më kërkoi takim ia bëra qejfin. Oh, Zot ai fliste për veten e tij në vetën e tretë.

Takimi i 12: E shtunë 12 PM me Allen

Kishim dalë disa vjet më parë. Në atë kohë ishte trajner personal, tani ishte më i pjekur, më i rafinuar, më i vetëdijshëm. Kishte hyrë në një program shkencor. Më kërkoi një takim të dytë, që shpresoj të mos e anulojë nëse lexon këtë shkrim.

Takimi i 13: E shtunë 1:30 PM me Steven

Në takim kuptuam që gjithë planin për t`u njohur ne e kishte bërë miku ynë që na sugjeroi të dyve të hynim në atë aplikacion.

Takimi i 14: E shtunë 2:30 PM me Sal

Dolëm disa kohë, pastaj i kërkova të mbeteshim miq. Ende flasim, ndaj e ftova për një takim. Ai më solli lule mimozash, por unë s`doja të shpresonte sërish. Më erdhi keq.

Takimi i 15: E shtunë 3:30 PM me Daniel

U ndjeva me energji pranë Daniel. Bëni një xhiro në Ëalk of Fame si të ishim turistë.

Takimi i 16: E shtunë 4:30 PM me Chad

Isha 10 minuta me vonesë. E kishim lënë takimin në një dyqan çokollatash. U ulën pastaj në një park dhe hëngrën çokollatat. Pastaj zbulova që procedurat e divorcit të tij ende nuk kishin mbaruar, kështu që vështirë t`ia pranoj ftesën për një darkë gjatë javës.

Takimi i 17: E shtunë 5:30 PM me Oscar

U lumturova kur e anuloi. Doja pak qetësi para takimit të orës 8.

Takimi i 18: E shtunë 8:00 PM me Ken

U emocionova shumë kur e takova. Ai është nga vendlindja ime. Pimë verë të bardhë dhe biseda rrodhi normalisht. Si edhe online. Kur më kërkoi një takim tjetër i tregova për sfidën që kisha ndërmarrë dhe për artikullin që do bëja. Më kërkoi të mos e përfshija atë këtu dhe ja ku e përfshiva. Qetësohu Ken se askujt nuk i kam vendosur emrin e vërtetë.

Takimi i 19: E shtunë 10:00 PM me Aaron

Ai më tha të shkonim në një festival kërcimi, po kjo s`ishte e përshtatshme për dikë që sapo kishte mbyllur 9 takime, ndaj vendosëm më mirë të flisnim në telefon se sa të takoheshim.

Dita e tretë

Takimi i 20: E diel 8:00 AM me Cam

Shkuan në të njëjtën shkollë që kishim studiuar të dy, vetëm se ai shumë vite pas meje. Ishtë më i vogël dhe as filmat e preferuar nuk i kishim të njëjtën. I përkisnim brezave të ndryshëm

Takimi i 21: E diel 9:30 AM me Brian

Brian e dinte për sfidën time dhe më ftoi në një fermë. Më prezantoi atje me një zotëri që bënte vaj ulliri që më kërkoi një takim, por kur pashë në telefonin e tij 143 mesazhe pa lexuar fare, e lashë.

Takimi i 22: E diel 11:00 AM me Will

Ai është shok instagrami, kemi bërë të njëjtin kolegj, por kurrë nuk ishim takuar.

Takimi i 23: E diel 12:30 me Andrew

E anuloi. Më në fund dhe unë gjeta pak kohë për një dush.

Takimi i 24: E diel 1:30 PM me Dave

Ishte një i mbijetuar nga kanceri. Fliste shumë gjuhë të huaja. Inteligjent, i lezetshëm. Më kërkoi një takim tjetër. I tregova për idenë e 30 takimeve dhe i pëlqeu.

Takimi i 25: E diel 4:30 PM me Mike

Mezi prisja ta takoja, sepse biseda me të më pëlqente, por ballë për ballë nuk ishte si virtualisht. Ishte më melankolik, pa energji.

Takimi i 26: E diel 5:30 PM me Johnny

Kishte diçka më seksi në këtë takim se në gjithë të tjerët. Më çoi me qejf në takimin e radhës, sërish me të.

Takimi i 27: E diel 6:30 PM me Johnny

Qëndruam ende bashkë dhe pimë disa gota të tjera.

Takimi i 28: E diel 7:30 PM me Johnny

U ndjeva rehat me të. I tregova për eksperimentin. Ai u entuziazmua për këtë eksperiment. Deshi të më ndihmonte dhe ndaj anulova takimet e tjera që kisha. Qëndrova me të.

Në fund fare, jam sërish beqare. Kalova disa orë të këndshme. Zgjerova rrjetin tim social. Dhe mund ta vazhdoj eksperimentin javën tjetër nëse dua, derisa të gjej dashurinë.

*Artikulli i Cosmopolitan u përshtat në shqip nga Fabjola Hije