Histori Personale

Drama e ‘grave të rehatisë’, skllaveve të seksit që historia kërkon ta fshijë

Drama e ‘grave të rehatisë’, skllaveve të seksit

Fytyra të tmerruara, të mbështetura pas murit e me vështrim të hutuar në përpjekje për të kërkuar ndihmë e në pamundësi për të mbrojtur veten. Këto janë imazhet e disa grave në një video të publikuar nga disa studiues në Korenë e Jugut.

Profesor Kang Sung-hyun i Universitetit Kombëtar të Seulit, ka nxjerrë në dritë, pas shtatëdhjetë vitesh mohimi dhe përplasjesh diplomatike, një realitet tronditës dhe të frikshëm që shton dëmet e Luftës së Dytë Botërore.

Bëhet fjalë për skllavet e seksit të vendosura në radhë, një ushtri grash për të përmbushur kënaqësitë e ushtarëve japonezë që mjaftonte të zgjidhnin një.

Më shumë se 200 mijë gra mendohet se janë shndërruar në skllave seksi gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Një nga gratë simbol të këtij keqtrajtimi ishte Kim Bok-dong që vdiq një vit më parë në moshën 92 vjeçe.

Fati i saj dhe i shoqeve të saj u varros nën një heshtje të gjatë. Çdo të mërkurë ajo protestonte para ambasadës Japoneze, pikërisht për mohimin që i ishte bërë historisë nga autoritetet.

Në fund iku e qetë që e vërteta e saj doli në dritë. Kohën nuk mund ta kthente pas, por të paktën historia e tmerreve u bë publike. U deshën 26 vjet që kjo video të gjendej dhe publikohej nga ekipi i studimit të një Universiteti.

Në fillim u tha se këto gra kishin dalë vullnetare për të ofruar kënaqësi seksuale ndaj ushtarëve, por në fakt e vërteta ishte ndryshe. Ato ishin detyruar nga Perandoria Japoneze për t`u rekrutuar.

Disa prej tyre ishin shitur edhe nga prindërit.

Ideja e ushtrisë perandorake ishte të lejonte ushtarët të shfrynin instinktet e tyre seksuale, pa ushtruar përdhunime lufte.

Vajzat që u morën, u mashtruan me premtimin e një pune në fabrikë ose në restorante, por u burgosën "qendrat e rehatisë" në disa vende.

*Burimi Roba da Donne