Histori Personale

E di që do mendoni se jam një e çmendur, por ripashë ‘Contagion’ dhe ndihem më e qetë

E di që do mendoni se jam një e çmendur, por ripashë

Bëra diçka që i isha betuar vetes se nuk do ta bëja, ripashë filmin e 2011-ës “Contagion”. E di që do mendoni se jam një e çmendur kur t`ju them se më qetësoi për situatën në të cilën ndodhemi.

Më ofroi një ndjesi pranimi që vështirë ta arrija këto ditë.

“Contagion” rrëfen historinë e Beth Emhoff (luajtur nga Gwyneth Paltrow), e cila ishte pacientja zero që ra në kontakt me virusin vjekjeprurës që u përhap shpejt dhe u shndërrua në një shqetësim global.

Mund të jeni duke menduar se në kohët kur po vrasim mendjen edhe “nga kanë ardhur makaronat që bleva sot”, pse duhet të shikoja një film të tillë. Epo unë shqetësohem për të mirën time dhe dua ta di ç`më pret.

Pashë që ditët e fundit po bëhej shumë popullor, edhe në Netflix. Doja të shihja se a po lundrojmë në ujëra të ngjashme. Ndaj e pashë në fundjavë dhe pas 106 minutash dola më pak e stresuar seç hyra. Hollivudi e kishte dramatizuar. Megjithatë përjetova edhe zhgënjim, përveç u ndjeva më e informuar. Është e trishtueshme të kuptosh se deri ku arrin egoizmi njerëzor.

Tani ndihem më pozitive për faktin se besoj që e gjithë kjo do përfundojë me fund të lumtur dhe jam e bindur më shumë se kurrë që distancimi social dhe respektimi i të gjitha masave është kyçi.

*Burimi Metro