Histori Personale

Edhe unë kam frikë! Infermierja italiane tregon vuajtjet që po kalojnë kolegët për të shëruar të infektuarit

Edhe unë kam frikë! Infermierja italiane tregon vuajtjet që po

"Jam infermiere dhe tani jam duke u përballur me këtë emergjencë mjekësore".

Kështu nis postimi nga Alessia Bonari, që tashmë po qarkullon kudo në rrjetet sociale. Me këtë mesazh ajo ka një thirrje për të gjithë të rinjtë që ende nuk e kanë marrë seriozisht situatën dhe vendosin që të shkelin rregullat e qeverisë italiane dhe të dalin. Ajo shkruan që të mos nënvlerësohet puna e bluzave të bardha dhe e mbyll me një lutje.

"Edhe unë kam frikë, por jo për të shkuar për të bërë pazar, kam frikë të shkoj në punë. Kam frikë sepse maska mund të mos më puthitet mirë në fytyrë, ose mund të kem prekur rastësisht me doreza të pista, ose ndoshta lentet nuk më mbulojnë plotësisht sytë dhe diçka mund të ketë kaluar.

Jam e lodhur fizikisht sepse pajisjet mbrojtëse më vrasin, veshja më bën të djersij dhe pasi të vishem nuk mund të shkoj më në banjë ose të pijë diçka për gjashtë orë. Jam e lodhur psikologjikisht, dhe si të gjithë kolegët e mi që kanë javë të tëra në të njëjtën gjendje, por kjo nuk do të na pengojë të bëjmë punën tonë siç kemi bërë gjithmonë.

Do të vazhdoj të kujdesem për pacientët e mi, sepse jam krenare dhe e dashuruar me punën time. Ajo që unë i kërkoj kujtdo që po lexon këtë postim është të mos nënvlerësojë përpjekjen që po bëjmë, të jemi altruist, të qëndrojmë në shtëpi dhe kështu të mbrojmë ata që janë më të brishtë. Ne të rinjtë nuk jemi imunë ndaj koronavirusit, edhe ne mund të sëmuremi, ose më keq, mund të sëmurim. Nuk mund ta kem luksi të qëndroj në shtëpi, duhet të shkoj në punë dhe të bëj pjesën time. Ju bëni tuajën, po ju lutem”.