Histori Personale

Fitova 3 milionë dollarë për 7 vjet në Poker, po është një jetë që s`ia rekomandoj askujt 

Fitova 3 milionë dollarë për 7 vjet në Poker, po

Në vitin 1985, kur Xuan Liu ishte 5 vjeç, familja e saj emigroi nga Tian Jin, Kina në Toronto. Në kohën kur Liu ishte shtatë vjeçe, ajo kishte mësuar rregullat bazë të pokerit duke parë filma dhe TV dhe organizonte lojëra pokeri midis saj dhe arushëve. Kur u rrit e bëri profesion.

Rrëfimi i saj:

Në 2010-ën nisa të luaja e mora pjesë në turneun e parë për të provuar dorën time apo fatin në Poker. Kur e morën vesh prindërit, bëra një marrëveshje me ta. U thashë se do luaja vetëm një vit ndërkohë që kërkoja punë dhe sapo ta gjejë një, do hiqja dorë. Por për nëntë muaj bëra goxha para se mamaja më lejoi të vazhdoja. Kështu që nga 2010-ta në 2017-ën luajta live, por edhe turne online dhe fitova 3 milionë dollarë.

Mund të duket diçka e jashtëzakonshme, por Pokeri të konsumon si fizikisht ashtu edhe mendërisht. Ka pasur një periudhë që nuk ndaloja së luajturi. Madje edhe kur nuk luaja, lexoja informacione që të mund të mësoja diçka për t`u përmirësuar në këtë fushë.

Loja të dëmton edhe fizikisht, pasi ka raste që qëndrohet në një tavolinë Pokeri për 14 orë rresht me pushime shumë të shkurtra sa për ndonjë telefonatë apo sa për të ngrënë.

Më besoni, nuk njoh askënd që merret me këtë lojë e që do t`jua rekomandonte si një mënyrë jetese. Mos më keqkuptoni. Unë e adhuroj Pokerin. Falë tij kam vizituar vende të mahnitshme si italia, Kina, kam njohur njerëz fantastikë, por loja mund të jetë vërtet diçka që të krijon vetmi. Kur ti po ia del dhe po fiton, do të thotë se dikush po humb.