Histori Personale

Fjalët e fundit të Sophie, vajzës që u vra në gijotinë

Fjalët e fundit të Sophie, vajzës që u vra në

Sophie Scholl është një nga personazhet më interesante në historinë e Gjermanisë naziste dhe Luftës së Dytë Botërore. Ajo ishte studente dhe anëtare e një lëvizje anti-naziste të quajtur Trëndafili i Bardhë.

Një grup studentësh, Hans dhe Sophie Scholl, Christoph Probst, Alexander Schmorell dhe Willi Graf me mësuesin Kurt Huber shtypën dhe shpërndanë material anti-nazist. Në pamfletet e tyre ata folën për rezistencë paqësore dhe i dolën kundër dhunës së Adolf Hitlerit.

Sophie ishte rritur në një familje që kishte vuajtur shumë nga nazizmi. Babai i saj ishte një liberal dhe ishte kryetar bashkie gjatë Republikës së Weimar. Vëllai i saj Hans u arrestua sepse iu bashkua një shoqatë të krishterë. Babai i saj u arrestua gjithashtu dhe u burgos për kritikimin e hapur të Adolf Hitlerit. Ishte koha kur Sophie Scholl, studente në Universitetin e Mynihut, vendosi të bashkohej me “Trëndafilin e Bardhë” bashkë me vëllain e saj.

Gjatë një aksioni të organizuar nga universiteti gjerman për shpërndarjen e një prej pamfleteve të tyre, Sophie dhe Hans u zbuluan për shkak të denoncimit të një roje. Ata u arrestuan dhe u gjykuan publikisht, një nga mënyrat më farse në kohën e luftës. Të dy u dënuan me vdekje. Do t`u pritej koha në gijotinë.

Kujtimet e rojeve dhe xhelatit të kohës flasin për një mbrojtje të ashpër nga Sophie dhe Hans. Të rinjtë pësuan një torturë katër-ditore dhe kurrë nuk u bënë informatorë të shokëve të tyre, të cilët fatkeqësisht u gjetën më vonë, u arrestuan dhe përfunduan gjithashtu në gijotinë. Të dy motër e vëlla kishin prekur edhe zemrat e roje të cilët i lanë para ekzekutimin për një cigare. Sophie u varros me Hans në varrezat e Mynihut: varret e tyre lidhen nga dy kryqe të bashkuar nga një krah i vetëm. Sophie që iu pre jeta në mes, kur ishte 22 vjeç, kujtohet sot mbi të gjitha për fjalët e saj të fundit, që i tha para se të vritej nga nazistët:

“Si mund të presim që drejtësia të mbizotërojë kur vështirë se gjen dikë që dëshiron të japë veten për një kauzë të drejtë? Është një ditë kaq e bukur, me diell sot dhe unë duhet të shkoj, por çfarë rëndësie ka vdekja ime, nëse përmes nesh mijëra njerëz zgjohen dhe përmenden për veprim?”