Histori Personale

Foto/ 27 vjeçarja nga Anglia pëson reaksion të frikshëm nga boja e flokëve: Nuk do guxoj më t'i lyej

Foto/ 27 vjeçarja nga Anglia pëson reaksion të frikshëm

Ky është reagimi që i ka shkaktuar një 27 vjeçareje boja e flokëve. Ajo shkoi në spital pasi leu flokët në shtëpi me një bojë të përzierjes së nuancave blu dhe violet nga marka Schwarzkopf Live.

Foto/ 27 vjeçarja nga Anglia pëson reaksion të frikshëm

Pas aplikimit të bojës në flokë, ajo përjetoi djegie dhe enjtje të syve dhe iu drejtua menjëherë spitalit ku qëndroi më shumë se 36 orë.

Foto/ 27 vjeçarja nga Anglia pëson reaksion të frikshëm

Foto/ 27 vjeçarja nga Anglia pëson reaksion të frikshëm

Nëna e tre fëmijëve që jeton në Britani tregon: Ishte shumë e frikshme, mendoja se do të vdisja, enjtja po më përhapej në gjithë fytyrën dhe kisha frikë se do më bllokohej frymëmarrja. Telefonova mjekun për të pyetur nëse duhej të prisja gjithë flokët për të shpëtuar nga ajo gjendje. Por boja kishte depërtuar në lekurë dhe nuk kisha asgjë çfarë të bëja. Shkova në spital ku mora ndihmën e parë. Dhe e sigurt që nuk do t’i lyej më kurrë flokët.

Foto/ 27 vjeçarja nga Anglia pëson reaksion të frikshëm

Leonie thotë se i ka lyer shpesh flokët kur ishte adoleshente, por herën e fundit i kishte lyer para 7 vitesh dhe së fundmi donte të bënte një ndryshim në look-un e saj.

Mjekët i dhanë ilaçe me steroid dhe kremra kundër alergjisë. Për të ditur se çfarë ndodhi me të dhe reaksioni që pati, ajo kërkoi mbi përbërësit tek boja e flokëve. Ajo zbuloi se bojërat e flokëve me nuanca si blu dhe lejla kanë një përqendrim më të lartë të përbërësve aktivë. Ka bërë edhe një ankesë në emër të kompanisë Schwarzkopf.

Foto/ 27 vjeçarja nga Anglia pëson reaksion të frikshëm

Në fund ajo këshillon që të mos përdoret asnjë lloj boje pa ditur se nga çfarë mund të kemi alergji dhe pa parë përbërësit: As mos i lyeni në shtëpi pa ndihmën e një profesionisti.

*Tiranapost.al.