Histori Personale

Gazetari Buzhala me koronavirus: Si ndihet në ditën e nëntë? Mu kthye shija dhe aroma, por jo komplet

Gazetari Buzhala me koronavirus: Si ndihet në ditën e nëntë?

Gazetari i Kosovës Berat Buzhala ka treguar se është me koronavirus, bashkë me anëtarët e tjerë të familjes, por fatmirësisht gjendja e tij shëndetësore është e mirë.

Sot ai është në ditën e nëntë, që pas fillimisht të shenjave të koronavirusit dhe tregon se i është kthyer shija dhe aroma, dhe nuk ka shenja të tjera si dhimbje koke.

Berat Buzhala thotë se po vazhdon të marrë një mjekim që e kishte nisur para se të dinte se ishte infektuar dhe mjeku e ka këshilluar të vazhdojë me këtë trajtim. Në fund ai iu tërheq vëmendjen qytetarëve dhe thtoë se ky virus nuk është veç një flamë.

Lexojeni të plotë si më poshtë: 

Sot jam ne diten e nante prej kur me jane shfaqur simptomat e para, te hanen e kaluar.

Gjendja eshte kjo: Aromat dhe shijet jane kthy, edhe pse jo 100 perqind. Nuk po me dhem kryte, nuk po me dhamin syte, e as qafa, nuk po me dhem kerkund. Nuk kam as temperature e as ethe. Me fjale te tjera po nihna pothuajse ngjashem sikurse perpara simptomave. Nuk po perdori kurrgjo. Dje e kam kry nje cikel antibiotkesh Pancef, te cilet pata fillu me i marre pa e dite qe e kam covid'un, duke mendu qe eshte nje infeksion bakterial, bazuar ne analizat e gjakut. Ne konsultim me mjekun vendosem me i vazhdu antibiotiket edhe pasiqe e kuptuam qe kemi te bejme me COVID, me e preventu ndonje infeksion si pasoje e virusit.
Praktikat e deritashme me virus kane tregu qe ky virus mundet me qene i rrezikshem edhe ne pjesen e dyte te zhvillimit te tij, respektivisht ne diten e 10, 11 dhe 12. Nuk po duket qe bej pjese ne ate department, sepse as pjesa e pare e virusit nuk ishte aq e rende. Edhe une e edhe Liridon Buzhala e kemi pase rrugetimin e njejte. Te dyve na jane shfaqe simptomet ne te njejten dite, e edhe elimnimimi i tyre ndodhi ne te njejten menyre.
Megjithate nuk jemi vec une edhe ky ne familjen tone qe jemi preke me covid. Pozitiv kemi dale pothuajse te gjithe  :).

Kushdo qe keni prind pak me te vjeter, qe kane probleme percjellese, si diabet, tension, ose probleme me frymemarrje, mos GABONI ME MENDU qe ky virus eshte vec nje flame. Mos u boni me mend te injoranteve te pashkolle. Kushdo qe thote se nuk ka virus, ose qe virusi eshte nje rren, pyetne cka eshte virusi ne pergjithesi...

Prandaj shume fat te gjitheve. Mundesisht mos u infektoni krejt shpija per nje dite. Lajmi i mire eshte qe femija po e kalojne gati pavrejtshem. Zoti Gege, per shembull, nje nate ka pase temperature mesatarisht te larte, eshte anku pak per kokedhembje, edhe me aq e ka mbylle luften me virusin. Pak a shume keshtu edhe femija tjere.

Gazetari Buzhala me koronavirus: Si ndihet në ditën e nëntë?