Histori Personale

Gjërat që po mësoj

Gjërat që po mësoj

Fabio Fazio

Janë ditë shumë të vështira, në të cilat kemi të gjithë mundësinë të reflektojmë mbi domethënien e fjalëve dhe të gjithë atyre gjesteve të përditshme, të vegjël e të çmuar, që na mungojnë.

Po përjetojmë provën më të vështirë e të papritur me të cilën mund të përballeshim, por mund të dalim me të vërtetë më të mirë nëse, duke lënë mënjanë frikën apo indiferencën, provojmë që të bëjmë një ushtrim të vetëdijes. Për të mësuar të shohim brenda vetes, dëgjuar vetveten dhe për t’u pasqyruar tek tjetri dhe, mbi të gjitha vënë rregull mbi gjërat nga të cilat duhet t’ia fillojmë.

Po, të provojmë të vëmë rregull, jo vetëm në sirtarët e shtëpisë dhe në xhepat e veshjeve të harruara në sirtar, por brenda vetes sonë.

Propozoj një ushtrim që mund të na bëhet i dobishëm kur të vijnë ditë më të mira. Dhe, të jeni të sigurtë, do të vijnë.

Le të vëmë në radhë, të gjithë së bashku, gjërat që po mësojmë çdo ditë. Që janë shumë. Shumë, po aq sa janë edhe fjalët.

Po rendis gjërat që kam mësuar:

1.Duhet të rivendos rregull në shkallën time të vlerave, për të zbuluar ato që kanë me të vërtetë rëndësi.

2.Kur gjithçka të ketë përfunduar, duhet që tt’i përmbahem kësaj shkalle të rizbuluar të vlerave.

3.Gjëja që me siguri ka më shumë vlerë, është që t’u qëndrojmë pranë njerëzve që duam. Asgjë nuk është më e rëndësishme se sa një përqafim me bijtë tanë.

4.Duhet t’ kujtoj vetes se është koha të rilidhem me Tokën dhe me ekosistemin: vetëm duke respektuar ekuilibrin, do të respektohemi dhe do të mbijetojmë.

5.Kam kuptuar se gjërat ndodhin edhe kundër vullnetit të njerëzve: nuk jemi të gjithëpushtetshëm.

6.Kam rizbuluar vlerën e disa fjalëve dhe koncepteve që i kishim eleminuar me nxitim: Shteti social, për shembull. Solidariteti, për të dhënë një tjetër shembull.

7.Eshtë bërë e qartë se, kush nuk paguan taksat po kryen jo vetëm një shkelje ligjore, por edhe një krim: nëse mungojnë shtretër dhe respiratorë, është edhe faji i tyre.

8.Kam vendosur të mos pranoj më asnjë formë cinizmi: në këtë moment kaq të vështirë, është gjithësesi bukur të duam njëri-tjetrin dhe të ndihemi pjesë e të njëjtës gjë.

9.Kam kuptuar se domethënia e fjalëve është e shenjtë.

10.Kam kuptuar se kush ka role përgjegjësie dhe qeverisjeje është më i përgatitur se ata që qeverisen.

11.Kam mësuar vlerën e një dorështrëngimi.

12.Kam mësuar domosdoshmërinë për të shtrirë dorën.

13.Kam mësuar se jemi të lidhur në të vërtetë dhe jo vetëm në rrjet.

14.Kam kuptuar se kufijtë nuk ekzistojnë dhe që jemi të gjithë në të njëjtën varkë.

15.Dhe nga momenti që jemi të gjithë në të njëjtën varkë, është më mirë që të portet, të gjithë portet, të jenë gjithmonë të hapur. Për të gjithë.

/La Repubblica – Bota.al