Histori Personale

‘Gjysh, jam fejuar’. Historia e trishtë dhe mesazhi që përcjellin këto foto

‘Gjysh, jam fejuar’. Historia e trishtë dhe mesazhi që

Një vajzë amerikane pasi ka marrë propozimin për martesë nga i dashuri i saj ka shkuar në Shtëpinë e të Moshuarve ku ndodhej gjyshi i saj. Vizitat janë të ndaluara për shkak të mospërhapjes së koronavirusit meqë kategoria e të moshuarve është edhe më e riskuar për komplikacione. Megjithatë vajza me ndihmën e stafit e gjeti një mënyrë për t`ia dhënë lajmin e mirë, në ditë të vështira, njeriut të saj të dashur. Ajo ia tregoi unazën përmes dritares dhe pastaj të dy u takuan përmes xhamit.

‘Gjysh, jam fejuar’. Historia e trishtë dhe mesazhi që

Fotot janë shkrepur nga infermierja që kujdesej për gjyshin e saj dhe janë publikuar me leje në rrjete sociale si simbol i sakrificave të këtyre ditëve, në emër të jetës.