Histori Personale

Gruaja që i mbijetoi Auschwitz-it dhe Covid-it tregon sekretin

Gruaja që i mbijetoi Auschwitz-it dhe Covid-it tregon sekretin

Ajo është Lily Ebert nga veriu i Londrës dhe është 97 vjeç. Kaloi tre javë duke luftuar me koronavirusin dhe ia doli ta mundte.

Nisi të ndihej keq pak javë pasi mori dozën e parë të vaksinës në 17 dhjetor.

Familja nuk po e kuptonte dhe nuk kishte asnjë ide se si Lily ishte infektuar edhe pse kishte marrë dozën e parë (edhe pse thonë që ajo nuk mjafton e që për më tepër duhen të paktën 21 ditë të krijojë trupi antitrupa). Ajo kishte nevojë për oksigjen dhe konsulta të rregullta me mjekun, por ia doli.

Lajmi e shërimit e dha stërnipi i saj 17 vjeç. Ai e shoqëronte foto me mbishkrimin se Lily ishte një luftarake.

Dhe është në fakt. I ka mbijetuar kampit të Auschwitz njëherë e një kohë. Ajo u mbyll në kamp, pasi u mor nga vendi i saj Hungaria në 9 korrik të 1944-ës me familjen dhe ku nëna, vëllai dhe një nga motrat, u vranë. Lily, stërgjyshja e saj dhe dy motrat e tjera shpëtuan falë forcës dhe mrekullisë.

Qëndroi dy muaj në kampin famëkeq dhe pastaj u largua nga Gjermania me tren për në Zvicër dhe aty nisi një jetë të re.

Vite më vonë do tregonte se sekreti për të mbijetuar fshihet pas mosheqjes dorë.

“Ke vetëm dy rrugë: të dorëzohesh dhe të humbasësh, ose të mos heqësh dorë. Unë zgjodha të luftoja”, tha Lily, që duket se edhe me Covid-in veproi njësoj.

Historia e saj merr edhe më shumë vlerë sot, në Ditën Ndërkombëtare të përkujtimit të viktimave të Holokaustit.

*Artikulli i Metro u përshtat në shqip nga Tiranapost.al