Histori Personale

Historia e gazetarit që i zhduket gjithçka kishte në telefon: Ja çfarë ndjeva dhe kuptova

Historia e gazetarit që i zhduket gjithçka kishte në telefon:

Historia e një gazetari britanik që shkon me pushime në gruan e tij, e lë telefonin në dhomën e hotelit dhe kur kthehet, e merr në dorë për të telefonuar një mik, por gjithçka ishte bosh. Foton e coverit nuk e kishte, as kontaktet, as mesazhet, sikur të ishte blerë i ri. Historinë e tij vendosi ta bënte publike në Daily Mail ku rrëfen dhe tregon se sa i rëndësishëm është bërë ai aparati që mbajmë gjithë kohën në dorë.

-40 vjet si gazetar, mijëra kontakte foto adresa emaili dhe gjithçka u zhduk. Numrat e politikanëve, gazetarëve, kolegëve miqve, madje edhe të personave që nuk i njoh fare më janë fshirë.

Lista është aq e gjatë sa vetë jeta ime deri tani. Thënë më saktë, ishte një pjesë e madhe e asaj që unë jam. Dhjetë ditë më parë humba gjithçka nga telefoni nuk e di se si dhe çfarë ndodhi. Asnjëherë nuk e kisha menduar se duhet të ruaja, të shkarkoja programe apo aplikacione, të ruaja fotot numrat mesazhet, se kush mban mend passwordet.

U ndjeva sikur më ka humbur një pjesë e jetës, jam i zemëruar aq shumë që një pajisje kaq e vogël që e mbaj me njërën dorë, e të shpikur nga Koreano-jugorët mund të ketë një ndikim kaq shkatërrues në jetën e dikujt, në këtë rast në jetën time.

Na thonë shpesh psikologët të marrim frymë thellë kur përballemi me një krizë apo një problem që na shqetëson, por a mi kthen dot fotot ajo frymëmarrja? Po përpiqem të qetësohem por është e pamundur. Si mund të qetësohem kur galeria ime me foto kujtime të familjes, foto që me duheshin për punët e mia investigative, shënime, screenshoote, e gjitha kjo galeri që ishte mbushur aty ku s’mban më është bosh?
Humba fotot e dasmës së vajzës time. Humba fotot e ditëlindjes së vjehrrit që mbushi 90 vjeç, humba fotot e gruas sime në maternitet. Ndihem sikur është zhdukur një pjesë e rëndësishëm e jetës time, dhe e pranoj se jam viktima e radhës e tiranisë së teknologjisë.

-Kështu i kalova 10 ditë, dhe ditën tjetër pashë telefonin dhe si me magji gjithçka ishte kthyer në normalitet.

Si ndihesha? Sikur kisha rilindur, sikur me mua kishte ndodhur një mrekulli, sikur zoti më kishte bërë një dhuratë. Dhe nga gjithë ajo që kalova është e sigurt se gjithçka që kam në telefon do ta ruaj, në kompjuter, në usb, në disk, të printuar, kudo të jetë e mundur. Do blej një bllok dhe do mbaj shënim të gjitha kontaktet që ti kem të shkruara. Dhe sidomos fotot, do blej 100 albume po qe nevoja vetëm të mos përjetoj më atë ndjesi që më dha një aparat i vogël që e mbaj me një dorë.