Histori Personale

Histori personale/ E dashur terapiste, a duhet ta pranoj që lidhja me nënën time është e pandreqshme?

Histori personale/ E dashur terapiste, a duhet ta pranoj që lidhja me

E dashur terapiste!

Martohem për një muaj, kam zgjedhur fustanin e bardhë, me mamin. Unë dhe nëna ime kemi pasur një marrëdhënie të çuditshme pothuajse gjatë gjithë jetës. Megjithatë unë kam dëshirë ta përfshij atë në planifikimin e dasmës.

Unë bëra një udhëtim në Florida me të, por e gjitha u shndërrua në makth. Kuptova se marrëdhënia jonë është shumë e ngrirë dhe se do jetë e vështirë të “riparohet”.

Nëna ime është e paaftë t`i falë të tjerët dhe sa herë që kemi ndonjë lloj mosmarrëveshjeje, ajo më kujton nga e para gjithçka që kam bërë gabim në jetën time. E nis që nga punët e vogla të shtëpisë kur isha fëmijë, tek daljet jashtë shtëpisë në adoleshencë, apo kur humbja durimin teksa zihesha me të në kohën e kolegjit.

Tani jam 30 vjeçe. Kam kaluar një problem me varësinë nga droga, diçka që ajo e shmang, dhe bëj ende terapi. Jam e pavarur financiarisht dhe nuk kam nevojë për paratë e saj, vetëm për marrëdhënien. I kam pranuar gabimet e mia dhe madje i kam kërkuar edhe falje. Kam marrë përsipër fajin, edhe kur nuk ka qenë i imi. Ajo s`ka bërë asnjë përpjekje të vetme, nuk ka lëvizur as gishtin që të më kërkojë falje apo të krijojë një lidhje siç duhet me mua.

Gjithçka që dua është të krijoj një marrëdhënie me të sidomos tani që do kaloj në një moment historik të jetës time, që do martohem e që më vonë do sjell në jetë fëmijë. Babai im që është i divorcuar prej saj prej 24 vitesh, por ashtu edhe i fejuari im, janë ata që po paguajnë për dasmën. Kështu që nuk kam ndonjë arsye tjetër, veçse për të krijuar një marrëdhënie me të, fakti që kam dëshirë ta përfshij në planifikimin e dasmës time.

Kam frikë se gjatë stresit që vetë organizimi i dasmës sjell, ajo nuk do të jetë në gjendje ta kontrollojë veten. As unë s`do jem në gjendje ta ruaj qetësinë. Më parë ka thënë se është ndjerë e lënë pas dore kur vëllai im dhe gruaja e tij organizuan dasmën dhe nënën nuk e angazhuan me asgjë. Ndaj unë dua ta përfshij. Nga ana tjetër nuk dua as që të ma shkatërrojë këtë periudhë, ashtu siç bëri me zgjedhjen e fustanit të bardhë, kur e mora me vete.

Çfarë të bëj? Ta lë jashtë organizimit apo të vazhdoj të zgjas degën e ullirit?

Përgjigjja:

E dashur vajzë!

Pyetja jote është më e gjerë se kaq “A ta përfshij në organizimin e dasmës?”. Pyetja është “Çfarë do të thotë të kesh një marrëdhënie të pjekur me nënën tënde?

Se për t`iu përgjigjur pyetjes tënde të parë, duhet t`i përgjigjemi më parë pyetjes së dytë.

Mendoj që kjo pyetje vërtitet në kokën tënde prej vitesh, pavarësisht se nxori krye vetëm tani, në fazën që po merresh me organizimin e dasmës dhe që do të të çojë në një fazë tjetër.

Një pjesë e të pasurit një marrëdhënie të pjekur me nënën tuaj do të përfshijë një moment mërzie, kuptimi të asaj që ka ndodhur dhe pastaj heqjes dorë nga pritshmëritë për atë lloj marrëdhënie që shpresoni tashmë. Ju thoni që 'nuk i kërkoni asaj asgjë tjetër përveç një marrëdhënie', por kërkesa juaj nuk është aq e thjeshtë, sepse ka të ngjarë të keni një lloj marrëdhënieje të veçantë në mendjen tuaj. Ndoshta në këtë marrëdhënie imagjinare, nëna juaj do të kuptonte dhimbjen tuaj, perspektivën se si i shikoni ju gjërat, do të merrte përgjegjësinë e plotë për vështirësitë mes jush, do të kënaqej në shoqërinë tënde e s`do rrinte si në gjemba.

Me pak fjalë, ajo do të ishte një person ndryshe nga nëna që keni. Nëse doni një lidhje me nënën që keni, do t’ju ??duhet të hiqni dorë nga nëna e fantazisë që dëshironi të jetë. Kapja pas fantazisë ju bën të dukeni si ai fëmija naiv. Mbani zi për atë që keni humbur, të pasurin e një marrëdhënie normale. Pas kësaj faze do mund të shihni më qartë dhe më bujarisht nënën tuaj.

Tani për t`iu kthyer pyetjes në lidhje me dasmën. Thua që dëshiron ta përfshish në oganizimin e dasmës, sepse nuk do që të ndihet e lënë jashtë, por edhe sepse “kjo është ajo që nënat dhe vajzat bëjnë bashkë” në të tilla raste. Po nuk është e thënë. Shumë vajza të tjera zgjedhin që ta organizojnë dasmën me partnerin, shoqet e ngushta, motrën, kushërirën, nuk është e thënë që të jetë patjetër nëna. Nëse vazhdon të mendosh e fantazosh rreth asaj sesi marrëdhënia juaj duhet të jetë, nuk do jetë vetëm nëna jote që do ndihet e lënë “jashtë”, por edhe ti vetë.

Nuk the vetëm faktin që ke tejkaluar një problem nga droga, por edhe se nëna juaj e injoroi këtë problem. Më siguri këtë pakënaqësi e shfaqni në mënyrë eksplicite edhe në marrëdhënien tuaj.

Ti e shfaq këtë pakënaqësi mes rreshtash, ajo e kupton, ndihet fajtore, mërzitet dhe e reflekton. Ty s`të pëlqen sjellja dhe në fund, përfundoni në situata të tensionuara.

Duket se e bëni shpesh këtë. Dhe ky “vallëzim”, nëse mund ta quajmë kështu, do të vazhdojë t`i ngatërrojë hapat, derisa një nga ju të kuptojë që kështu vetëm po vriteni.

Por si mund t'i rregulloni hapat tuaj të vallëzimit? Mund të filloni me terapi. Ose duke marrë frymë e numëruar deri në 10. Në këto 10 sekonda, përfytyroje veten si njeriu i rritur që je. Pastaj ndryshoje tekstin e këngës me të cilën po vallëzoni, “nga unë kam një nënë të tmerrshme dhe ndihem keq”, në “më duhet ta përjetoj këtë moment historik vetëm për të pasur një nënë që më do dhe dëshiron shumë të marrë pjesë në këtë moment historik me mua”.

Një marrëdhënie e rritur do të thotë të fuqizosh veten ose të përqendrohesh në dashurinë e saj dhe qëllimet e mira. Ta pranosh megjithë papërsosmëri, ose të kuptosh që pavarësisht dashurisë dhe qëllimeve të saj të mira, do të preferoje t`i bësh këto aktivitete me njerëz me të cilët ndihesh më e qetë.

Dasma nuk do të jetë riparimi magjik për të cilin po shpreson, por mund të jetë fillimi i një mënyre të re mes ju të dyjave. Dhe do ta shikosh kur të bëhesh vetë nënë, se do ta lëndosh dhe zhgënjesh fëmijën tënd padashur, ashtu si nëna ty. Fëmija njësoj mund të ndihet keq, si ty tani.

Rritja jote sot do të të bëjë gati për ditën, dekada prej nga sot, kur të jesh duke qëndruar në një dhomë veshje me fëmijën tënd, dhe kur do duhet të jesh ti ajo që do hedhë e para hapat në vallëzim, ato që nëna jote sot, nuk po i hedh dot për ty.