Histori Personale

Historia e 102 vjeçares nga New York-u që i mbijetoi koronavirusit dy herët dhe jo vetëm kaq

Historia e 102 vjeçares nga New York-u që i mbijetoi koronavirusit

Angelina Friedman është një e mbijetuar me gjithë kuptimin e fjalës. Në vogëli i mbijetoi gripit spanjoll të vitit 1918. Gjatë jetës i mbijetoi kancerit, gjekderdhjes së brendshme dhe Sepsis-it. Në muajin prill ajo fitoi betejën me koronavirusin, virusin e tmerrshëm që ka marrë gati 1.5 milionë jetë në të gjithë botën.

Ndërsa së fundmi banorja 102 vjeçare nga New York sapo fitoi betejën e dytë me virusin. Edhe pse janë raste të rralla të raportuara, 102 vjeçarja sipas vajzës së saj Joanne Merola u dignostikua sërish me Covid muajin e fundit dhe më në fund u negativizua.

"Nëna ime e pamposhtur rezultoi negative në testin e fundit", ka treguar Merola për CNN. Friedman jeton aktualisht në Qendrën e Terapisë dhe Infermierisë në North Westchester.

Historia e 102 vjeçares nga New York-u që i mbijetoi koronavirusit

102 vjeçarja u konfirmua me koronavirus në muajin mars, ku u shtrua në spital dhe qëndroi për dy javë. Përjetoi simptoma si temperaturë, dhimbje muskujsh dhe kollë dhe në datë 20 prill testi e nxori negative, pa prezencë të virusit në trup.

Në fund të muajit tetor, vajza e saj Merola mori një telefonatë nga shtëpia e të moshuarve ku u njoftua se nëna e saj ishte infektuar sërish.

‘Të gjithë menduan se ishte grip, por ajo ishte infektuar. Banorët e tjerë të azilit u vendosën në izolim dhe pas trajtimit, ishte data 17 nëntor kur testi e nxori të shëruar’.

Historia e 102 vjeçares nga New York-u që i mbijetoi koronavirusit

Ndërsa ka humbur pjesën më të madhe të dëgjimit, dhe zbehje të shikimit, 102 vjeçarja ende feston për jetën.

Friedman është e vetmja e mbijetuar nga 11 motrat e vëllezërit e saj. Por vajza e saj shton se ajo mund të mos jetë më e vjetra që shërohet nga virusi, por më e vjetra që i mbijetoi dy herë virusit!

*Artikulli i marrë nga CNN/ Përkthyer dhe përshtatur për Tiranapost.al.E.B