Historia e 28 vjeçares nga Irlanda: Mos neglizhoni shqetësimet post-Covid, si përfundova sërish në spital
Një 28 vjeçare nga Irlanda e cila u infektua me koronavirus tre muaj më parë, po u bën thirrje të gjithë personave që e kanë kaluar të mos injorojnë asnjë simptomë të vazhdueshme. Pas shqetësimeve që ajo ndjeu në ditët në vazhdim, doktorët zbuluan se ajo kishte pësuar mpiksje të gjakut në dy mushkëritë e saj.
Në një postim në Instagram, Rachel Grunn tregon se si kishte qëndruar në spital për dy javë, dhe pasi kaloi virusin kishte menduar se nuk do përjetonte më shqetësime. Ajo u kthye në punë, por disa simptoma si problemet me frymëmarrjen nuk iu larguan. Prej muajsh ajo po përdor ilaçe për hollimin e gjakut.
Rachel u infektua në tetor, dhe në muajin dhjetor filloi të përjetonte lodhje ekstreme, të rrahura të shpeshta të zemrës dhe marrje fryme teksa ngjiste shkallët.
Në postimin e saj shkruan: Ju lutem, mos injoroni simptomat post-Covid. Ja ku jam sërish në spital me 5 janar. Po vuaj nga embolia pulmonare. Për tre muaj kam pasur lodhje, ankth dhe stres:Edhe kur shkoja deri në tualet ndjeja lodhje të tepërt. Kam fjetur 15-16 orë në ditë. Nuk kisha shenja përmirësimi dhe pasi bëra kontrollin, mushkëritë e mia dolën me mpiksje gjaku.
Sipas NHS, shumica e njerëzve që shërohen nga Covid-19 përjetojnë simptoma post-Covid, pavarësisht nëse infeksioni është shoqëruar me probleme të tjera apo keni qenë asimptomatikë.
Simptomat mund të përfshijnë lodhje, pagjumësi, temperaturë të lartë dhe rrahje zemre të shpeshta.
Shumë njerëz e kanë vlerësuar vendimin e Rachel për të bërë publike historinë e saj me koronavirusin.
View this post on Instagram
*Tiranapost.al.