Histori Personale

Historia e 85 vjeçarit që kërkon një nuse: Të pimë kafen bashkë, të lajë rrobat, por e dua nga fshati

Historia e 85 vjeçarit që kërkon një nuse: Të

Abdulla Cekani është 85 vjeç dhe kërkon të martohet. Gruaja e tij e parë ndërroi jetë para 15 vitesh dhe që nga ajo ditë ndihet i vetmuar. Ai jeton në vilën dykatëshe me djalin dhe nusen por thotë se ata e lënë të veçuar, madje shton se nusja e tij është llafazane dhe se marrëdhëniet nuk i kanë dhe aq të mira.

Historinë e tij me kërkesën për një nuse që të kalojë vitet e jetës që i kanë mbetur e rrëfeu në emisionin e Mirel Milorit në Klan. Abdullai kërkon nuse nga fshati jo në moshë të re, por me pension. Ai thotë se nuk mund të zhvendoset të jetojë në qytet, por në fshatin në Lushnje ku jeton aktualisht.

Historia e 85 vjeçarit që kërkon një nuse: Të

Bisedën e lexoni si më poshtë:

Mirela Milori: Ti ke ardhur se ke një kërkesë, thua që të kesh një partnere jete?

Abdulla Cekani: Po ta kesh për në fund, se jam mirë unë, po si dihet si del puna.

Mirela Milori: Pse kërkon në këtë moshë të gjesh një grua?

Abdulla Cekani: Po të më gjendet në fund, ku i dihet bëhem keq unë, se e shoh terezinë që s’kam përkrahje, ja shoh planin. E dua fshatare të jetë me pension, jo qytetare.

Mirela Milori: Nuk e do qytetare?

Abdulla Cekani: Po qytetare nuk vjen atje ajo, nuk vjen atje ku jam unë dhe unë në qytet s’vij dot.

Mirela Milori: Për çfarë e do një grua në këtë moshë?

Abdulla Cekani: Po të flasësh një llaf me të, të pish kafe me të, të lan robat, për të gjitha problemet. Dhe të re nuk e dua, të jetë me pension, se të re nuk e dua.

Mirela Milori: Nuk është më e thjeshtë të rregullosh marrëdhëniet me nusen e djalit dhe fëmijët, sesa të fillosh ti hysh angazhimeve, të gjesh një grua në këtë moshë?

Abdulla Cekani: Ne të rregulluar jemi, por mbeta si i veçuar e kupton.

Mirela Milori: Je i vetmuar?

Abdulla Cekani: Ha njëçik bukë aty unë dhe rri mbas sobës, ata flasin, por mua s’më pyet njeri.

Mirela Milori: Ja ke thënë djalit që dua të kërkoj një grua?

Abdulla Cekani: E dinë ata, kam kohë që e kërkoj këtë punë.

Mirela Milori: Çfarë thotë djali?

Abdulla Cekani: S’thotë gjë djali, bile nusja thotë nuk e gjete një grua të na hiqesh qafe.

Mirela Milori: Po vëllezërit motra?

Abdulla Cekani: Motrat thotë na fëlliqe po gjete grua, mos përmend grua në këtë moshë. Po unë kam keq, e marr për shpirtin tim, për veten time, se marr për ato.