Histori Personale

Historia e fotos së gjyshërve që po thyen rrjetin

Historia e fotos së gjyshërve që po thyen rrjetin

Kjo foto po thyen rrjetin, dhe që i përmbledh të gjitha: Dashurinë mes një çifti, një jetë së bashku, përkujdes dhe pamundësi për të shkuar në një sallon për të lyer flokët siç bëjnë zakonisht gratë.

Ezra dhe Belap Shapiro janë të martuar prej 67 vitesh. Belap është 89 vjeç dhe Ezra 92, me origjinë nga Izraeli dhe bashkë kanë katër fëmijë, 10 nipër e mbesa dhe 7 stërnipër e stërmbesa. Pavarësisht se kanë kaluar një jetë bashkë, dashuria e tyre mbetet e fortë, e tani të izoluar më shumë se kurrë.

Një prej mbesave ka fotografuar gjyshin i cili pranoi të lyente flokët e bashkëshortes së tij, në pamundësi që ajo të dalë dhe ti lyejë. Nëse pyet një amerikan kjo është super: Kursejmë para, do thonë ata.

Mbesa Yael postoi foton në rrjetet sociale dhe shkroi: Këto janë gjyshërit e mi. Janë të dy në shëndet të mirë. Gjyshi im u shqetësua që gjyshja nuk kishte mundësi të lyente flokët dhe vendosi ta marrë përsipër këtë punë. Nuk ndodh shpesh të fiksosh kështu momentesh.

Historia e fotos së gjyshërve që po thyen rrjetin

Postimi ka marrë mijëra like dhe share.

Po ty kush po ti lyen flokët?