Histori Personale

Historia e gruas që mësoi se ishte shtatzënë 20 minuta para se të lindte

Historia e gruas që mësoi se ishte shtatzënë 20 minuta para

Karin Fortwangler u zgjua në 4:30 mëngjesin e 15 marsit nga një dhimbje e tmerrshme shpine. Ishte fiks e njëjta dhimbje si ajo që kishte ndjerë kur kish lindur 3 fëmijët e tjerë, vetëm se këtë herë s`e dinte që ishte shtatzënë.

Tre orë më vonë mbajti në krah vajzën e sapolindur. Ishte një surprizë për të gjithë.

Karin nga Pensilvania kishte pasur disa shenja si lodhje apo mungesë të ciklit menstrual, por ia kishte atribuar gjidhënies dhe lodhjes me fëmijët.

Kishte pasur edhe përzierje, por kishte menduar se ishte virozë e ngjitur nga fëmijët e saj. Natën e krizave besonte se fajin e kishte ndonjë gur në veshka.

Bashkëshorti e nisi menjëherë në spital.

Historia e gruas që mësoi se ishte shtatzënë 20 minuta para

“Sapo më bënë eko, mjekër thanë: Je shtatzënë, nuk është gur, është një bebe. Donin që të zgjaste pak më shumë shtatzënia, duke qenë se ende nuk kisha mbushur 36 javë, por vajza kishte plane të tjera, dhimbjet u shtuan dhe erdhi në jetë”, tregon Karin për Metro.

*Burimi Metro