Histori Personale

Historia e incestit të çiftit vëlla/motër, prindër të 4 fëmijëve

Historia e incestit të çiftit vëlla/motër, prindër

Patrick Stubing dhe Susan Karolewski janë vëlla e motër. Ata janë njëherësh çift dhe janë prindër të katër fëmijëve, dy prej tyre me aftësi të kufizuara. Të gjithë fëmijët kanë ardhur në jetë midis vitit 2001 dhe 2005.

Ata jetojnë në Gjermani dhe kanë luftuar gjithmonë për të mbrojtur dashurinë e tyre, histori, të cilën ata nuk e konsiderojnë të gabuar në asnjë lloj mënyre.

Prej vitesh ata janë përpjekur të ndryshojnë ligjin gjerman për incestin, i cili ndalon marrëdhëniet mes njerëzve që i përkasin së njëjtës familje, veçanërisht pasi të lindurit nga këto marrëdhënie kanë shumë më tepër gjasa të kenë aftësi të kufizuara. Stubing, megjithatë, nuk e konsideron një gabim lidhjen e tij me motrën.

Historia e incestit të çiftit vëlla/motër, prindër

“Ne u takuam kur ishim të rritur. Në moshën 3-vjeçare më dëbuan nga familja ime, pasi u zura me babain tim birësues, i cili tashmë ka vdekur. Rreth moshës 20-vjeçare doja të gjeja familjen time të origjinës dhe e gjeta. Kur e takova Suzanën ajo ishte 16 vjeçe”, tregon ai.

Kur gjeti familjen e tij, nëna, Ana Marie, e vendosi në dhomën e motrës së tij më të vogël: “Kemi qëndruar zgjuar natën duke folur për ëndrrat dhe shpresat,” thotë ai. Gjashtë muaj më vonë nëna vdiq dhe marrëdhënia mes Patrick Stubing dhe Susan Karolewski u bë më e fortë:

“Unë isha kryefamiljari, duhej të mbroja motrën time. Ajo është shumë e ndjeshme dhe në këtë periudhë të vështirë, marrëdhënia jonë u bë edhe fizike”.

Në të njëjtën kohë, pra në vitin 2001, lindi Eriku, fëmija i tyre i parë. Në vitin 2002, gjykata në Leipzig, Gjermani, dënoi Stubing me tre vjet burg për incest. Karoleëski e shfajësoi duke thënë se ai vuan nga një prapambetje e lehtë mendore. Edhe Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut në Strasburg, në vitin 2012, konfirmoi dënimin e gjykatës gjermane, duke hedhur poshtë ankimimin.

Sot çifti vazhdon të jetë së bashku. Pavarësisht gjithë dëshirës së tyre për të ndryshuar ligjet për incestin nuk ia kanë dalë.

“Të vetmit që mund të na gjykojnë jemi ne vetë”, thonë ata.