Histori Personale

Historia e ndaluar e dashurisë së Margaret, princeshës rebele para Dianës dhe Meghan

Historia e ndaluar e dashurisë së Margaret, princeshës rebele

Mbretëria e Anglisë nuk ka qenë gjithmonë kaq tolerante sa sot. Priti krahëhapur Meghan Markle, aktore dhe me një divorc pas shpine, por njëherë e një kohë një kjo lidhje nuk do ishte bekuar.

Historia e ndaluar e dashurisë së Margaret, princeshës rebele

Historia e Princeshës Margaret, motrës së Mbretëreshës Elizabeth është një nga ato që s`patën fund të lumtur.

Nëse shikon Netflix, duhet të jesh njohur pak me historinë e saj në “The Crown”, por nuk është e gjitha.

Margaret ishte rebele, jokonformiste me stil dhe mbetet ikonë ende sot. Dashuria e saj nisi si e fshehtë me Kapitenin Peter Townsend, në atë kohë një njeri i besuar i mbretërisë. Lidhja e tyre u zbuluar pas një veprimi intim, që Margaret bëri duke prekur xhaketën e tij në dasmën e Mbretëreshës Elizabeth. Ajo përkëdhelje i zbuloi botës dashurinë e ndaluar. Cili ishte problemi?

Historia e ndaluar e dashurisë së Margaret, princeshës rebele

Divorci. Peter ishte i ndarë nga gruaja e tij. Edhe pse fajin për shkatërrimin e martesës e kishte marrë përsipër gruaja, ai ishte i ndaluar të rimartohej sipas rregullave të fesë e mbretërisë. Për më tepër ishte shumë më i madh në moshë se princesha. Edhe pse Margaret nuk ishte direkt trashëgimtarja e fronit, mbetej motra e mbretëreshës, e asaj që u sigurua që kjo martesë të mos kryhej kurrë.

Peter, i dashuruar kokë e këmbë me Princeshën shkoi për të kërkuar dorën e saj, por u refuzua. Margaret mund të vendoste me cilin do martohej vetëm kur të mbushte 25 vjeç. Në atë kohë ishte 23 ndaj vendimin e merrte familja.

Historia e ndaluar e dashurisë së Margaret, princeshës rebele

Mediat shkruanin çdo ditë për këtë lidhje dhe presioni ishte i madh derisa të dy vendosën të hiqnin dorë. Margaret doli në atë kohë në një konferencë ku dha lajmin: “Mora vendimin të mos martohem me Peter Toënsend. E di që nëse heq dorë nga trashëgimia mund të martohet me të në një ceremoni civile, por duke e ditur që kisha na mëson se martesa është e pazgjishme dhe duke qëndruar besnike ndaj detyrave të mia me Comonwealth, zgjodha të mos martohet dhe ta vë mbretërinë të parën. E mora vetëm këtë vendim, por gjithmonë e mbështetur nga Kapiteni Townsend”, tha Margaret zemërthyer.

Vite më vonë Margaret krijoi familjen e saj, solli në jetë 2 fëmijë dhe në vitin 2002 u nda nga jeta.

*Burimi Cosmopolitan