Historia e një adoleshenteje/ Shoqja e ngushtë po mban një sekret nga unë, çfarë duhet të bëj?

Unë kam një shoqe të ngushtë, Kristie dhe njihemi që nga shkolla fillore. Kemi qenë shumë të lidhura gjithmonë. Asnjëherë nuk i kemi mbajtur njëra-tjetrës sekrete. Të paktën deri para dje që mora vesh se ajo është ndarë nga i dashuri që para tre muajsh. Tre muaj! E imagjinoni dot? Dhe mua nuk më ka treguar.
Mendoja se ishim shoqe të ngushta. A do të thotë kjo që shoqëria jonë nuk është më e njëjta? A duhet t`i shkëpus lidhjet me të.
Përgjigja e psikologes:
Oh, ato sekrete të çmuara ... Ne na pëlqen t'i ndajmë e t`i ndajnë me ne, por kur dikush ju mban një sekret ju duket një katastrof. Sinqerisht, një vullkan që shpërthen nuk është aq i rrezikshëm sa një vajzë në atë moment dramatik kur mëson se nuk është më mbajtësja e sekretit të shoqes së saj që është ndarë nga i dashuri. Por zemërimi nuk çon askund dhe të jesh e frustruar dhe e trishtuar nuk të ndihmon t`i bësh gjërat më mirë.
Lexo listën se çfarë duhet të bësh dhe çfarë jo.
Ato që NUK duhen bërë:
Mos nxitoni të dilni në përfundime. Mund të ketë një arsye pse ajo e mbajti atë sekret. Për shembull, Kristie mund të jetë ndjerë në siklet kur u nda me të dashurin e saj dhe ajo nuk donte që të ndjeje keqardhje për të. Disa sekrete mund të jenë shumë të dëmshme për t`u ndarë.
Mos i jep fund miqësisë tënde. Më vonë mund të pendohesh për atë vendim emocional.
Mos e diskutoni sekretin e saj dhe as faktin që ta fshehu.
Ato që duhen bërë:
Qetësohu dhe bisedo me të pa zemërim ose pa e gjykuar. Para se ta pyesni pse e mbajti sekretin nga ju, ofrojini ndihmë. Pyeteni se çfarë mund të bëni për ta ndihmuar të ndihet më mirë.
Pasi të jeni qetësuar të dyja, mund të flisni përse nuk e ndau këtë histori me ju. Mund edhe t`jua tregonte këto ditë.
Pyeteni a është kjo e vetmja gjë që s`të ka treguar.
Mbajini sekretet e saj kur i ndan me ju. Nëse nuk e mbani premtimin një herë, miqësia juaj mund të shkatërrohet përgjithmonë ...
Në fund, mos sforconi askënd për t`ju besuar sekretet.