Histori Personale

Historia e pacientit me Covid që qëndroi 179 ditë në spital: A do shpëtoj nga ky virus?

Historia e pacientit me Covid që qëndroi 179 ditë në spital:

Personi që shihni në foto quhet Anil Patel nga Britania, baba i dy fëmijëve. Ai është pacienti që ka qëndruar më gjatë në spital, plot 179 ditë dhe katër muaj në trajtim intensiv. 63 vjeçari arriti të mposhtë sëmundjen e rëndë, por vetë thotë se mund të mos shpëtojë përgjithmonë nga ky virus, për shkak të pasojave që i ka lënë.

Historia e pacientit me Covid që qëndroi 179 ditë në spital:

Aktialisht ndodhet në shtëpi dhe sipas mjekëve i duhet të paktën një vit që të marrë veten.

‘Ka qenë një makth. Për momentin nuk jam shumë keq, nuk mund të eci shumë, por të paktën jam në shtëpi. Kjo për mua është gjëja kryesore. Mund të bëj 9 ose dhjetë hapa vetë, por lodhem shpejt. Mendërisht them se kam humbur pak kujtesën, shumë gjëra nuk mbaj mend, por po punoj që të bëhem mirë’.

Ekspertët thonë se ai tashmë po vuan pasojat e post-Covid ashtu si shumë britanikë të tjerë.

Historia e pacientit me Covid që qëndroi 179 ditë në spital:

Anil thotë:

‘Mendoj se më duhet një vit ose më shumë për të marrë veten. Kam humbur shumë peshë dhe po ushqehem mirë që të rifitoj dhe muskujt. Nuk mendoj se do të shërohem plotësisht nga ky virus, por do bëj më të mirën. Gjëja kryesore që më jep forcë është familja dhe vendi ku ndodhem tani’.

Anil qëndroi 179 ditë në spitalet e King George dhe Queen - duke përfshirë katër muaj në kujdes intensiv para se të transferohej në një qendër rehabilitimi në Spitalin Goodmayes. Nuk ka të dhëna se ai vuante nga sëmundje të tjera.

*Tiranapost.al.