Histori Personale

Historia e pazakontë e 18-vjeçarit që luftoi dy javë me koronavirus: Kur hapa sytë kuptova…

Historia e pazakontë e 18-vjeçarit që luftoi dy javë me

Ai i kishte shkruar "Të dua, nuk do të të lë vetëm" nënës së tij para se të shkonte në gjendje kome. Dy javë të errëta në terapi intensive, i intubuar në spitalinë e Cremona-s, pastaj njezët ditë të tjera në repartin e pneumologjisë. Sot, Mattia 18 vjeç është pacienti më i ri i shëruar.

“Jam i lumtur, falenderoj mjekët dhe infermierët që u kujdesën për mua, miqtë e mi që nuk më lanë vetëm dhe të gjithë Italinë që brohoriti”, tha ai në një moment.

Mattia përshëndeti mjekët që e ndiqnin dhe trajtonin, e që ishin po aq të ngazëllyer sa ai që doli nga ditët gri. Pati një përqafim të gjatë kur shefi i repartit i dorëzoi fletën e daljes.

"Nga dy javë në reanimacion Unë nuk mbaj mend asgjë, madje as një ëndërr. Kam një zhurmë në mendje”, tha Mattia disa ditë më parë në një intervistë me Corriere della Sera.

Giancarlo Bosio, drejtor i pneumonologjisë në Cremona tha se kura e Mattia-s tani do të jenë përkëdheljet dhe puthjet e nënës.

Mattia mezi pret të kalojë e gjithë lufta për të takuar sërish miqtë e tij.

*Burimi Corriere della Sera