Histori Personale

Historia e vërtetë e Kati-t/ Nuk prisja të gjeja dashurinë pasi u paralizova që 21 vjeçe

Historia e vërtetë e Kati-t/ Nuk prisja të gjeja dashurinë

Aeroporti i Amsterdamit nuk është vendi i parë që do të imagjinonit një takim romantik për herë të parë.

Unë nuk jam si gjithë të tjerat, unë jam e mbyllur brenda trupit tim. Lëviz vetëm sytë, nuk flas dhe mund të ha vetëm kur më ushqejnë, pra jo pa ndihmë.

Megjithatë isha e vendosur të dilja nga shtëpia dhe të takoja Henning, një burrë me të cilin kam biseduar në internet për tetë muaj dhe e dija se mes nesh kishte lindur diçka. E ndjeja. Shkova në Amsterdam, aty ku ai jetonte. U habita kur e pashë që më priste me padurim. Unë kisha qenë e sinqertë për gjendjen time. I kisha thënë që isha në një karrige me rrota, që flisja vetëm me sy e që më duhej ndihmë për të ngrënë. U takuam dhe më nxori për një shëtitje rreth aeroportit. E ndjemë njëri-tjetrin si dy miq të vjetër.

U përshtatëm aq shumë sa që në fund e anulova biletën e kthimit dhe qëndrova me të.

Henning nuk ishte burri i parë me të cilin kisha dalë që nga goditja në tru që pësova kur isha në moshën 21 vjeçare, por ai ishte i pari me të cilin mund të imagjinoja një të ardhme.

Para tragjedisë unë kisha një karrierë të suksesshme si modele, në Bahamas, Itali dhe Amerikë. Pastaj, një ditë në janar 1995, teksa po shikoja TV me mamanë time fillova të ndjeja marrje mendsh.

Më duhej sikur isha e dehur e s`nxirrja dot fjalët. Prindërit me nisën me urgjencë drejt spitalit dhe atje mësova për gjendjen time. U paralizova. Nënës i thashë se nuk flisja vetë ngaqë isha e lodhur, këto ishin edhe fjalët e fundit që thashë me zë të lartë, si për ta ngushëlluar atë që qante me dënesë.

Historia e vërtetë e Kati-t/ Nuk prisja të gjeja dashurinë

Tri ditë më vonë një neurolog na shpjegoi se kisha pësuar goditje në tru dhe dëmtimi ishte aq i rëndë saqë ishte i pakthyeshëm. Mbaj mend që ndjeva tronditje dhe mjerim total. Shtatë muaj më vonë u ktheva te prindërit e mi, ku një infermiere më ndihmoi të kujdesesha.

Emocionalisht isha e shkatërruar. Qaja vazhdimisht, duke ulëritur aq fort një fqinj mendoi se kishim blerë një qen. Çdo ditë i lutesha mamasë që të më vriste.

Duke shkruar përvojat e mia, unë fillova të shërohem emocionalisht, por u deshën rreth dy vjet derisa kuptova se mund të kisha ende një jetë që ia vlen ta jetosh.

Hapa një blog dhe fillova të këshilloj njerëz të ndryshëm që ndodheshin në gjendjen time. Ngadalë, fillova të vlerësoj gjërat e vogla në jetë. U gëzoja rrezeve të diellit, erës, shiut, por kurrë dashurisë. Nuk e kisha menduar ndonjëherë se do ta gjeja atë në gjendjen që isha. Në vitin 2009, kur unë dhe Henning për herë të parë biseduam në një faqe në internet për Arubën, atje ku kishim jetuar të dy, unë ngurroja t'i tregoja për gjendjen time. Ai e kuptoi vetë gjendjen time pasi vuri re një karrocë në disa nga fotot e mia, duke shkruar ‘duhet të jesh një person i jashtëzakonshëm’. Fjalia e tij e kujdesshme bëri që t`i flisja për gjithçka.

Prisja të zhdukej pas rrëfimit tim, por nuk e bëri. Bisedat vazhduan si më parë. Ai ishte 9 vite më i madh se unë, shumë elokuent dhe i zoti. Pas atij takimi në aeroport dhe disa ditëve që qëndrova me të, ai vendosi të transferoj aty ku jetoja unë, në Finlandë. Fillimisht jetesa së bashku ishte e vështirë. Unë u ndjeva nën një presion të madh, sepse isha e shqetësuar për humbjen e privatësisë sime. Isha e shqetësuar se marrëdhënia jonë do të mbaronte papritur dhe do të më thyhej zemra. Por kjo nuk ndodhi kurrë.

Në vend të kësaj, lidhja jonë u forcua dhe Henning arriti të më kuptonte në mënyrë perfekte mua me komunikimin tim të veçantë. Ne u martuam në një ditë të bukur dhjetori në 2012-ën. Nuk jam ndjerë kurrë më e lumtur.

Tani, gati tetë vjet më vonë, martesa jonë është më e fortë se kurrë. Njerëzit mendojnë se marrëdhënia jonë duhet të jetë më shumë si një kujdestare dhe paciente, por unë kam ndihmës për të ndihmuar në nevojat e mia, që do të thotë se Henning mund të përqendrohet kryesisht në të qenit burri im në vend.

Sigurisht, si të gjithë çiftet, edhe ne kemi debatet tona që s`janë me fjalë, por presim sa qetësohemi e pastaj sqarohemi sërish në gjuhën tonë të komunikimit.

Para pandemisë, Henning dhe unë udhëtonim shumë, por tani po qëndrojmë më gjatë në shtëpi me qentë tanë.

*Historia e vërtetë e Kati van der Hoeven

*Burimi Metro