Histori Personale

Historia e Xhorxhinës, vajzës që tentoi vetëvrasjen prej bullizmit: Shoqet më tallnin, qeshnin me mua

Historia e Xhorxhinës, vajzës që tentoi vetëvrasjen prej

Një histori e ndjeshme, por e vërtetë, është rrëfyer tek “Rudina”. Protagoniste ishte Xhorxhina Roçi sot 28 vjeç. Ajo tregoi historinë e jetës së saj, vendimin për t`u vetëvrarë, duke u hedhur nga kati i katërt i shtëpisë, kur ishte 12 vjeç. Arsyeja që e çoi në veprimin që mund të kishte qenë fatal? Bullizmi i shoqeve të shkollës.

Historia e Xhorxhinës, vajzës që tentoi vetëvrasjen prej
Xhorxhina Roci, foto nga Rudina
Historia e Xhorxhinës, vajzës që tentoi vetëvrasjen prej
Xhorxhina Roci, foto nga Rudina

“Për ta treguar këtë histori më kapte ankthi dhe më merrej fryma, sepse ka qenë një moment shumë i vështirë.

Kam qenë një vajzë disi e mbyllur. Pra nëse kisha emocione ose nëse bullizohesha në shkolllë e mbaja përbrenda. Vij nga një familje e thjeshtë që në bazë të sakrificave të tyre më kanë edukuar me dashuri për shkollën, për studimin, sidomos im atë që nuk jeton më, fatkeqësisht. Ai ma ka rrënjosur këtë gjë. Më dukej në fillimet e mia sikur isha një barrë për familjen. Nuk më dukej vetja e dobishme në familje. Më dukej vetja jo e bukur, jo e shkathët si shoqet. Fillova të mendoja për çfarë i duhem unë shoqërisë. Shoqet në shkollë më tallnin., Po në shtëpi, ç`kontribut do jepja, isha e vogël. Erdhi një moment që isha e frustruar. Jo se nuk e kisha mbështetjen e familjes. Unë isha më e vogla dhe kam qenë gjithmonë e llastuar.

Kur i mendoj sot disa gjëra më duken shumë fëminore, por atëherë më dukeshin të rëndësishme. Pse nuk kërcej mirë, pse nuk luajnë shoqet me mua, pse më tallin, pse s`jam e bukur. Unë e krahasoja veten me to dhe i lejoja që të më bullizonin. Ky është një gabim që shumë njerëz bëjnë. Njerëzve duhet t`u tregosh vendin. Mos e krahaso veten me të tjerët. Çdo njeri është i bukur ashtu siç është. Askush nuk ka nevojë të marrë miratimin e të tjerëve se si duhet të jetë.

Unë ndihesha fajtore edhe kur thyeja një pjatë në shtëpi, sepse mendoja çfarë dëmi i bëra familjes. Dhe erdhi një ditë, që shumë e lodhur nga gjithë kjo situatë hyra në shtëpi. Ishte një moment që nuk doja të shikoja asnjë person tjetër. Nuk doja as veten dhe hap dritaren (ka qenë darkë), shoh qiellin dhe them lamtumirë. Pa e menduar fare çfarë dëmi po i shkaktoja vetes time në radhë të parë, sepse nuk e mendova pjesën e familjen. Këtë e mendova kur u rizgjova. Ishte rizgjim në plotë kuptimin e fjalës për mua.

Kur shpëtova dhe hapa sytë pashë babin tim duke qarë, mamin duke qarë, motrat që qanin dhe aty kuptova sa egoiste isha treguar. Aty kuptova se çfarë kisha bërë. Sa pak e kisha dashur jetën time, por edhe jetën e familjes time. Kur u zgjova kuptova rëndësinë e jetës dhe dashurinë për jetën. Për fatin tim të mira unë shpëtova, por mund të kisha mbetur e paralizuar, mund të kisha pasur dëmtime. Jam kaq shumë mirënjohëse që Zoti më dha mundësinë të hapja sytë dhe të kuptoja sa e bukur është jeta”, tregon Xhorxhina.

Historia e Xhorxhinës, vajzës që tentoi vetëvrasjen prej
Foto nga Instagrami
Historia e Xhorxhinës, vajzës që tentoi vetëvrasjen prej
Foto nga Instagrami
Historia e Xhorxhinës, vajzës që tentoi vetëvrasjen prej
Foto nga Instagrami

*Referuar intervistës tek 'Rudina' në Tv Klan