Histori Personale

Historia frymëzuese e Martës, inxhinieres dhe artistes nga Shkupi afër

Historia frymëzuese e Martës, inxhinieres dhe artistes nga Shkupi

Ajo ka kthyer inxhinierinë në art, ëndrrën në realitet, kompaninë në eksportuese kryesore, radiatorët në vepër arti.

Me një stil që të duket sikur vjen nga Manhattan-i apo Moma në New York, Marta Naumovska Grnarova është një grua në rajon që sot është një sipërmarrëse. RCC (Këshill i Bashkëpunimit Rajonal, që drejtohet nga Majlinda Bregu) prej një viti e gjysmë shkruan për histori grash që kanë bërë sukses, me qëllim barazinë ekonomike dhe fuqinë ekonomike të grave që ia dalin.

Fushata ‘WE’, këtë herë sjell historinë e Martës. Dëgjojini gratë, ‘just listen to women’!

Këtë herë dëgjoni Martën nga Shkupi dhe ëndërroni e guxoni!

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Regional Cooperation Council (@regionalcooperationcouncil_rcc) on

“Misioni im është të tregoj fuqinë e këmbënguljes dhe ambicies. Nuk ka rëndësi se nga vjen dhe puna që bëni, por mos hiqni dorë nga planet që keni. Jam e lumtur që sot historia e suksesit të ‘Zavar’-it nuk është vetëm për shkak të këmbënguljes sime, por prej një ekipi prej 50 personash që ndajnë të njëjtin insistim dhe përkushtim çdo ditë. Ne kemi disa inxhiniere femra në ekip dhe shpresojmë që në të ardhmen do të inkurajojmë edhe më shumë vajza që të bëhen pjesë e skuadrës tonë dhe ta duan këtë punë, sepse mendoj se nuk ka ndarje të profesioneve për burra dhe gra, është thjesht një angazhim dhe dashuri për punën. Mos kini frikë të ëndërroni; mos kini frikë t'i realizoni ëndrrat tuaja, fuqia e natyrës është tek ne gratë. Dëgjoni Gratë”, thotë Marta në videon e saj prezantuese.