Histori Personale

Historia misterioze e zhdukjes së vlogeres dhe pse dyshimet bien mbi të fejuarin e saj

Historia misterioze e zhdukjes së vlogeres dhe pse dyshimet bien mbi

Brian Laundrie u kthye në shtëpi në North Port, Florida, më 1 shtator me makinën e bardhë që ai dhe e fejuara përdornin në udhëtimet që bënin bashkë dhe ndanin me qindra mijëra ndjekës në Instagram dhe kanalin e çiftit 'Van Life' në YouTube. Po kësaj radhe u kthye në shtëpi vetëm, pa 22-vjeçaren Gabrielle Petito.

Ishte familja e saj që denoncoi 10 ditë më vonë zhdukjen. Ata kishin folur për herë të fundit që në javën e fundit të gushtit. Po pse Brian nuk e denoncoi humbjen e të fejuarës së tij, kur u kthye atë ditë vetëm në shtëpi dhe nuk e gjeti?

“Ne nuk e dimë atë që Brian di, ky është thelbi. Ne duhet të dimë saktësisht se ku ishte ai, ku ishte ajo, vendndodhjet e tyre të fundit”, tha Josh Taylor, zyrtar për informacion publik në një konferencë shtypi të mërkurën.

Një raport policor i 12 gushtit tregon se çifti ka pasur një përplasje. Për këtë episode Brian nuk ka dhënë asnjë shpjegim. Ai e ka dërguar policinë në adresën e avokatit.

Avokati thotë se është diçka krejt e zakontë që në raste të tilla, hetuesia t`i hedhë sytë mbi partnerin intim. Me këtë arsyetim shpjegon dyshimet mbi klientin e tij.

Gabrielle Petito besohet të ketë qenë për herë të fundit në Parkun Kombëtar Grand Teton në Wyoming, ku ajo dhe Laundrie po udhëtonin me një automjet Ford Transit të vitit 2012. Çifti kishte më shumë se 8,000 abonentë dhe ndanin udhëtimet që i regjistronin kudo që shkonin.

Historia misterioze e zhdukjes së vlogeres dhe pse dyshimet bien mbi

Sipas policisë së Moabit, çifti u ndalua më 12 gusht pas një raportimi se një mashkull u pa se 'kishte dhunuar gruan'. Brian u tha oficerëve se të dy ishin grindur dhe se ai i tha të largohej derisa të qetësoheshin. Ai tregon se ajo e gjuajti me shpullë dhe ai i kapi fytyrën dhe e shtyu për ta larguar nga vetja. Brian tregon se u përpoq të mos e fuste në makinë, por ajo hapi derën dhe hyri.

Në raportin e policisë shkruhet: “Si burri ashtu edhe gruaja raportuan se janë të dashuruar dhe të fejuar që mezi presin të martohen ndaj nuk donin të shihnin askënd të akuzuar për një krim”.

Gjatë gjithë bisedës me policinë, një oficer vuri në dukje se vajza nuk ndalonte së qari, merrte frymë rëndë dhe fërkonte gjunjët me duar.

Edhe pse policët i kishin sugjeruar asaj të shkonte atë natë në një dhomë hoteli, nuk kishte pranuar të zbriste nga makina e të fejuarit.

Si përfundim, ku shkoi Gabrielle? Si përfundoi udhëtimi ku u nisën të dy dhe në shtëpi u kthye vetëm një? Pse i fejuari nuk e denoncoi humbjen e saj?

Familjarët dhe të gjithë kanë vetëm një thirrje për Brian: Na ndihmo të gjejmë Gabrielle!