Histori Personale

I fika njoftimet e telefonit për një javë dhe ja çfarë ndodhi

I fika njoftimet e telefonit për një javë dhe ja

Përshëndetje të gjithëve!

Si jeni? A keni arritur të përshtateni me rutinën tuaj të shkollës? Të zgjohesha herët dhe të shtrihesha për gjumë pas mesnatës ishte një torturë e vërtetë për mua derisa vendosa të bëja një eksperiment të vogël. Për të qenë e sinqertë, unë isha mjaft skeptike në lidhje me rezultatet në fillim, por ajo që ndodhi më vonë më mahniti!

Në një revistë lexove se fikja e njoftimeve të telefonit mund të të ​​bëjë më të qetë dhe më pak të stresuar, kështu që vendosa ta provoj. Në fillim, u tmerrova pak nga ideja. Në fund të fundit, jam mësuar aq shumë të alarmohem çdo gjysmë ore, saqë ndonjëherë më duket sikur telefoni im është në fakt një pjesë e dorës sime. Gjithsesi, doja të sfidoja veten, kështu që i fika njoftimet e e-mailit tim së pari. Pastaj Facebook-un, Instagram-in, YouTube-n, TikTok-un. Mbyllja e WhatsApp -it tim ishte më e vështira dhe instinktivisht vazhdoja ta kontrolloja çdo orë për të parë a më kishte shkruar njëri.

Gjatë gjithë verës qëndroja deri vonë në rrjete sociale, por edhe në YouTube duke parë video për të qeshur. Por tani që jam kthyer në shkollë, e di që duhet të mendoj më shumë për gjumin. Shpresoja që fikja e njoftimeve do të më ndihmonte duke filluar nga dita e parë, por në natën e parë të eksperimentit tim, nuk mundi të më zinte gjumi. Më dukej se diçka më mungonte dhe mendimet po më vërtiteshin në kokë. Gjithsesi, unë e vazhdova këtë sfidë dhe u befasova kur fillova të vërej se gjërat po bëheshin më mirë çdo ditë.

1 javë pasi kisha fikur njoftimet:

Më në fund arrita të përshtatem me rutinën time dhe tashmë fle në 22:30. Ndihem e qetë, edhe pse fillimi i vitit shkollor është zakonisht shumë stresues. Koha ime e qëndrimit në ekran është zvogëluar në mënyrë dramatike. Unë kaloj më pak kohë duke parë telefonin tim dhe tani mund të gjej mënyra më të mira për të përdorur atë kohë 'shtesë'. Preforoj të shëtis ose të lexoj një libër në vend që të përpiqem të kap trendet më të fundit në TikTok. Është më e lehtë për mua të përqendrohem tek mësimet. Mrekullitë ndodhin kur telefoni nuk jua tërheq vëmendjen çdo një minutë. Mund të shkruaj një ese për një orë rresht pa shkëputje. Kanë kaluar 10 ditë nga fillimi i eksperimentit tim dhe nuk dua të ndalem. So kam ndezur vetëm njoftimet e WhatsApp, por kanë bërë “mute” çdo grup. Sa i përket aplikacioneve të tjera at oi kontrolloj vetëm kur dua unë.