Histori Personale

Infermierja që mbush me lot maskën: Një 42 vjeçar po vdes dhe unë s’ia thosha dot. Kur të mbarojë e gjitha kjo dua të rri buzë detit

Infermierja që mbush me lot maskën: Një 42 vjeçar po vdes

Rrëfimi rishtues dhe i vërtetë i një infermiere italiane, që tregon se çfarë ndodh në përballjen e tyre me sëmundjen.

Postimi i plotë:

Pak ditë më par dërguam në reanimacion një 42-vjeçar. Ndërsa i shtrëngoja dorën, ai më pyeti: “Më thoni që do të shërohem, kam dy vajza në shtëpi”. Maska ime u mbush me lot.

Në jetën time si infermiere, kam qarë një herë kur isha 18 vjeçe dhe ndonjëherë kur mungonin pacientët që ishin kuruar gjatë, me të cilët isha afeksionuar. Ndërsa sot qahet çdo ditë, veçanërisht kur duhet të shkruash tre germa: NCR – jo kandidat për në reanimacion (Non candidato alla reanimazione).

Shikimi me të sëmurët është e vetmja mënyrë për të komunikuar me ne të mbuluar me veshjen tonë.

Dhe arrijmë t’i themi të gjitha. Kur nis trajtimi, u prek këmbët, sepse pjesa tjetër e trupit është e mbushur fijet e makinerive që i mbajnë në jetë.

Kur të ketë mbaruar gjithçka, ëndrra ime është të shkoj në Marsa Alam dhe para detit të harroj çdo gjë.