Histori Personale

Jam 28 vjeçe dhe kam vendosur të kthehem në shtëpi

Jam 28 vjeçe dhe kam vendosur të kthehem në shtëpi

Unë jam 28 vjeç dhe kam jetuar larg shtëpisë për dhjetë vjet. Kam lindur në Siena. Në fund të shkollës së mesme ndjeva se po më mbyste jeta provinciale. Kështu që me ndihmën e prindërve të mi shkova për të studiuar në Romë. Vitet e universitetit ishin shumë të bukura, plot zbulime: pavarësia, pastaj dashuria, miqësia.

Pas 4 vitesh në Romë fluturova drejt Lisbonës për një Master në Financë. Rashë në dashuri me Portugalinë me kulturën e saj, por isha e hutuar dhe e pasigurt për të ardhmen që më priste.

Nuk dija vërtet çfarë të bëja. U regjistrova në një program doktorature në Gjenevë.

Në fillim, Zvicra dukej si një ëndërr: qytete të pastra, të rregullta, ku nuk ngecje në trafik, paga ishte marramendëse. Me të kisha luksin të eksploroja botën.

Por çdo ditë e më shumë ndihesha e huaj. Zakonet aty ishin shumë të ndryshme nga Italia. Ndihesha larg të gjithëve dhe shpirtërisht, përveçse fizikisht.

Sa herë që kthehesha në Siena ndihesha me të vërtetë e plotë dhe sa herë që ikja një copë nga unë shkëputej për të qëndruar aty, në qytetin tim të dashur.

Më në fund mora vendimin. Fillova të kërkoja dhe e gjeta një mundësi pune në Itali, në Siena. Po kthehem. Prindërit e mi janë në qiellin e shtatë. Mund ta merrni vetë me mend.

Unë jam e dyzuar. Kam kaluar një periudhë të vështirë: të kthehem mos të kthehem. Kam peshuar shumë. Pastaj arrita në një përfundim: jeta është një dhe vetëm një.

Unë s’mund të jetoj 300 ditë në vit duke pritur ato 60 në të cilat do jem në shtëpinë time.

*Burimi Invececoncita