Histori Personale

Jam një 28-vjeçare e infektuar dhe ishte një dhimbje e tmerrshme, sikur djalli ishte brenda trupit tim

Jam një 28-vjeçare e infektuar dhe ishte një dhimbje e

Një nënë 28-vjeçare britanike e prekur nga koronavirusi shpreson që vuajtja e saj të jetë një paralajmërim për të rinjtë: "Ndihej sikur djalli ishte brenda meje".

Jamie Baggett ndodhej në një dhomë izolimi me aparaturat e oksigjenit, më pak se një javë pasi iu zbulua një infeksion në kraharor. Ajo doli nga spitali dhe është vetëkarantinuar në shtëpi, por frikësohet se djali i saj 8-vjeçar mund të infektohet.

Jam një 28-vjeçare e infektuar dhe ishte një dhimbje e

“Nuk kam udhëtuar jashtë apo as nuk kam qenë në kontakt me ndonjë që mund të ketë virusin. Jam e shëndetshme, ushtrohem, haj shëndetshëm. Por simptomat u përkeqësuan shumë shpejt. Në fillim mjekët e quajtën një infeksion në kraharor. Kisha simptomat e ftohjes, ethe, temperaturë dhe më përzihej. Doktori më rekomandoi disa antibiotikë dhe disa ditë më pas u bëra më mirë. Por sërish mezi merrja frymë dhe kollitesha vazhdimisht. Kaloi në pneumoni dhe u diagnostikova me Covid-19. Ishte dhimbje e tmerrshme. Kisha dhimbje kudo në trup. Në kraharor kisha si një dhimbje goditëse sa herë që merrja frymë. Nuk e mendoja kurrë që kjo do të më ndodhte mua”, tregon 28-vjeçarja./ Burimi The Sun

Jam një 28-vjeçare e infektuar dhe ishte një dhimbje e