Histori Personale

Jemi në 2020-ën dhe akoma më duhet t`u shpjegoj njerëzve pse nuk mora mbiemrin e burrit

Jemi në 2020-ën dhe akoma më duhet t`u shpjegoj njerëzve pse

U rrita mes një urrejtjeje ndaj mbiemrit me 7 shkronja të babait tim, më dukej i gjatë dhe atje ku jetonim mezi ma shqiptonin.

Pastaj, pak pas adoleshencës vizitova vendin e tij dhe timin të origjinës. Vetëm atëherë më hyri në zemër prejardhja ime dhe bëra paqe me mbiemrin.

Kur u martova, mbase për ironi të fatit, burri im kishte mbiemrin që kisha pasur gjithmonë qejf. Kur mendoja, thosha, po pse s`e kemi kështu dhe neve. Megjithatë, pavarësisht kësaj, nuk isha gati ta merrja mbiemrin e tij. Propozova sikur të bënim një bashkim të të dyve, por burri m`u kthye: Po bëhesh qesharake.

Kuptova se shoqëria vazhdonte të ishte patriarkale dhe e pabarabartë. Vendosa të mbaj mbiemrin tim. Ai do mbante mbiemrin e tij.

Me ndryshimin e vetëm që atij nuk i duhet t`u shpjegohet njerëzve kur e pyesin: Përse ke mbajtur tëndin?

Jemi në 2020-ën dhe akoma më duhet t`i shpjegoj njerëzve gjithë historinë time dhe zgjedhjen që bëra.

72% e amerikanëve mendojnë se gruaja duhet ta ndryshojë mbiemrin kur martohet dhe të marrë atë të burrit.

Në Britani vetëm 10% e grave mbajnë mbiemrin e tyre, kurse në Norvegji 20% dhe me siguri të gjitha shpjegojnë zgjedhjen e tyre sa herë që ndeshen me pyetjet kurioze. Siç edhe unë.

*Burimi Huffington Post