Histori Personale

‘Jeta ime filloi të zbukurohet kur m`u ndanë prindërit’. Mesazhi i Roza Latit që ka vlerë sidomos sot, për 8 mars

‘Jeta ime filloi të zbukurohet kur m`u ndanë

Mesazhi që Roza Lati dha dje në “Mos i fol shoferit”, ka vlerë sidomos sot që është 8 mars, për t`iu rikujtuar të gjitha grave se nuk janë skllave. Nëse një marrëdhënie nuk funksionon, nëse ka dhunë të çfarëdo forme, duhet të gjejnë forcën ta ndalojnë. Roza tregoi se jeta filloi t`i zbukurohej pasi prindërit iu divorcuan. Ishte lodhur nga një familje ku skenat e dhunës ishin të zakonshme.

“Jeta ime filloi të zbukurohet kur isha 9 vjeç, kur mua mu ndanë prindërit. Pashë që mami ishte e lumtur, ishte e qetë, plus edhe fillova t’i shmangesha edhe skenave të dhunshme brenda në shtëpi sepse normalisht po jetoja vetëm me mamin. 9 vjeçe dhe më tej unë vazhdova të bëhesha sociale, të përqafoja. Kur isha 9 vjeçe dola para pasqyrës, qava, pashë veten time duke qarë dhe thashë ok Roza ne do bëjmë një pakt, ose unë nga ky moment do ndryshoj stil jete, do jem  sociale, do jem e dashur dhe do harroj se çfarë më kanë parë sytë, unë mbase do e shijoj jetën. Nëse unë do vazhdoj ta bëj jetën me hijen dhe fantazma nga mbrapa çfarë më kanë parë sytë dhe kam përjetuar, jam e bindur që kur të rritem, do përfundoj si e humbur, anti-sociale dhe që nuk do shijoj jetën”, tregoi Roza që ashtu si e ëma Rita Lati nuk heziton asnjëherë t`i thotë gjërat troç, ashtu siç janë.