Histori Personale

Jeta ime si Pacienti Zero përballë histerisë globale nga e panjohura Covid-19

Jeta ime si Pacienti Zero përballë histerisë globale nga e

Këto javët e fundit kanë qenë shumë interesante nëse mund të shprehem kështu. Familja ime u u në rresht të parë të gjithë kësaj histerie masive që po e përjetojmë nga koronavirusi, por gjithashtu kemi qenë pjesë e lajmeve të ditë këtu në Tennesse.

Për ata që ende nuk e dinë, unë jam Pacienti Zero në Tennesse, ose i identifikuari i parë me koronavirus në vendin tim. Jam babai 44 vjeçar i një djali. Ai bashkë me gruan time janë dy kontaktet e para, të cilët janë izoluar me mua në shtëpi.

Shumë njerëz më kanë pyetur: Si është të jesh pacienti zero? Si është të jesh me coronavirus? Çfarë ndjeve? Epo fizikisht po rimëkëmben por mendërisht e vështirë. Imagjinoni të keni në trup një virus të ri e të frikshëm që ka bërë gjithë botën të frikësohet.

Në të njëjtën kohë duhet të kontrollosh panikun që herë-herë të kontrollon ajo ty. Njerëzit duan të dinë ku jetoj, se duan të marrin masa e të kuptojnë nëse janë infektuar vetë apo familjarë të tyre. Për ata që kanë frikë, dua tu them se nuk janë vetëm! Dua të kuptojnë se nuk janë të vetmit me virus, se një pjesë e madhe e botës po përballet me të.

Por nga ana tjetër, kemi përjetuar edhe mirësi familjarisht. Njerëzit na ndihmuan, na linin në derë ushqime, libra dhe lojëra për të kaluar kohën në karantinë. Mijëra mesazhe në Facebook telefon dhe mesazhe inkurajuese.

Ajo që mësova nga kjo eksperiencë është: Bëhu kishë! Ndihmo fqinjin, mos vendos barrier me njerëzit. Ndodh diçka e jashtëzakonshme kur frika dhe ankthi zëvendësohen nga akte mirësie dhe dhembshurie. Brenda nesh të gjithë po punojmë se si të përballojmë frikën nga e panjohura. /Chris Baumgartner