Histori Personale

Jetoj çdo ditë me frikën se burri mund të vrasë veten

Jetoj çdo ditë me frikën se burri mund të vrasë veten

Ende e ndjej frikën, tmerrin dhe gjithë emocionet që provova kur më telefonuan nga puna e tij për të më thënë se ishte jashtë rrezikut për jetën, por kishte tentuar t`i jepte fund. Burri im vuan nga depresioni dhe çrregullimi bipolar. Ishte hera e dytë që tentonte të vriste veten. Herën e parë ndodhi 8 vjet më parë.

Shkova në spital dhe e gjeta të shpërfytyruar. Dridhej dhe nuk dinte ç`thoshte.

Edhe pse e dija që do të ndodhte sërish (se mjeku i tij më kishte paralajmëruar), nuk isha gjithsesi e përgatitur.

Ne u takuam 13 vjet më parë. Në fillim ishim miq, pastaj u bëmë të dashur. Ai më bën të qesh, më përmbush, por kjo në ditët kur nuk ka krizat e tij. Depresioni e shpërfytyron njeriun.

Si një profesioniste e kujdesit ndaj fëmijëve e kam përkujdesin pjesë timen dhe e bëj edhe për të, por jo me pak stres. Nuk më pëlqen ta quaj barrë, por as të lehtë nuk e kam. Nuk mund të them as që nuk më ka ndikuar gjendja e tij në mirëqenien time.

Ai është i ndërgjegjshëm për stresin që më ka shkaktuar gjendja e tij. Nuk i kam numëruar netët që i kam gdhirë nga frika se mos në mes të natën i bënte keq vetes.

Po ne e ndamë problemin me të tjerët, me profesionistë, me miq. Dhe ia dolëm. Ia dolëm të shpëtojmë veten dhe martesën, deri tani.

*Burimi Metro