Histori Personale

Ju rrëfej ç`ndodhi në jetën time që ndalova së thëni: Nxito

Ju rrëfej ç`ndodhi në jetën time që ndalova së

Në jetën tonë të hutuar dhe të ngarkuar, çdo minutë vlen. Vazhdimisht ndjehesh sikur duhet të shënosh diçka në listën e gjërave për të bërë, të shikosh në një ekran, të ndryshosh destinacion.

Kjo ka qenë jeta ime për dy vite. Mendimet dhe veprimet e mia kontrolloheshin nga njoftimet elektronike, telefonatat, një axhendë e tejmbushur. Ushtaraku brenda meje i kishte vendosur vetes qëllimin për të mbërritur në kohë për çdo veprimtari.

Gjashtë vjet më parë jam bekuar me ardhjen në jetë të një vajze të qetë.

Kur bëhesha gati për të dalë nga shtëpia ajo merrte gjithë kohën e botës që të përshëndetej me mua. Kur dilnim për të ngrënë, me nxitim, ajo përshëndeste qetësisht një gjyshe në rrugë, se i ngjante me gjyshen e saj.

Kur kisha vetëm 30 minuta për të bërë vrap, ajo do përshëndeste çdo qen të mundshëm që i dilte para.

Vajza ishte një dhuratë për mua, si një njeri me personalitet të tipit A që jam. Po unë s`mund ta kuptoja këtë në atë kohë. Kur ke një jetë shumë të ngarkuar, fushëpamja është më e ngushtë. Ajo që bën është të shkosh nga një veprim në një tjetër. Gjithçka që s`është në axhendë, është humbje kohe.

Kur vajza më bënte të devijoja nga axhenda ime i thosha: Po s`kemi kohë për këtë gjë. Si pasojë shprehja që kam përdorur më shumë me dashurinë e jetës sime është “Nxito”.

Fjalitë e mia ishin këto:

Nxito, ose do bëhemi vonë.

Dhe mbaronte kështu:

Po nuk nxituam, nuk do arrijmë në kohë.

Kurse ditën e nisja:

Ha shpejt se vajti vonë.

Vishuni shpejt

Dhe dita mbyllej me fjalitë:

Nxitoni, lani dhëmbët shpejt. Hajde, shpejt në shtrat.

Edhe pse e dija që fjala “shpejt” nuk është se do t`i shpejtonte vërtet familjarët e mi, s`do kishte ndonjë efekt kushedi se sa tek ata, unë sërish e përdorja shumë, edhe më shumë se “Të dua”.

E vërteta dhemb, por e vërteta edhe shëron ... dhe po më bën më shumë llojin e nënës që dua të jem.

Një ditë ndryshoi gjithçka. Teksa po prisja brenda makinë me vajzën e vogël, të dilte nga kopshti vajza e madhe, e vogla tha: Sa e ngadaltë që është.

Po bënte bullizëm. Po i bënte të motrës presion për të nxituar, ndërkohë që ajo po shijonte jetën. Mu hapën sytë dhe pashë efektin që sjellja ime kishte pasur tek to.

E pashë vajzën e vogël në sy dhe i thashë: Të kërkoj falje që të kam detyruar gjithë jetën të vraposh. Kuptova që ajo ishte një dhuratë për shpirtin tim të tërbuar.

Fillova të praktikoja durimin me veten. Nuk i nxitoja më kur duhej të bëheshin gati. Shtrëngoja dhëmbët, derisa u mësova.

Kanë kaluar tre vjet që nga premtimi që i bëra vetes dhe vajzës. Vajza ime është kujtesa që kam nevojë, më kujton se duhet të vazhdoj të përpiqem.

Të bësh pushim për të shijuar gëzimet e thjeshta të jetës është mënyra e vetme për të jetuar vërtet.

*Burimi Huffington Post