Histori Personale

Ju rrëfej ç`vendosa të bëja kur fëmijët e mi u larguan nga shtëpia

Ju rrëfej ç`vendosa të bëja kur fëmijët e mi u

Sapo u hap dera më doli përpara një vajzë me flokët e zinj që më tha: Unë e di kush je ti. Ti je mamaja ime.  

Më dorë për dore dhe më futi në Shtëpinë e Fëmijës. Më në fund e kisha gjetur vajzën që doja të adoptoja...

Unë isha në mesin e të 40-tave të mia dhe kisha dy fëmijë.

Djali i madh iku për studime dhe nuk u kthye më në shtëpinë tonë, kurse djali i vogël lëvizi për të nisur bashkëjetesën me të dashurën e tij. Ky ishte një moment që e ndjeva veten shumë vetëm.

Unë kisha qenë nënë beqare gjithë jetën. Megjithatë shtëpinë e kisha të mbushur plot me zëra dhe rrëmujë. Djemtë ishin çamarrokë. Ftonin edhe shokë herë pas here dhe shtëpia s`ishte kurrë bosh.

Tani papritur kisha mbetur vetëm unë. Kaloja kohë me mbesat e mia të vogla, me qenin, por në atë kohë bosh që kisha mendova: Po sikur të adoptoj një fëmijë?

Kisha para, kohë, energji dhe mbi të gjitha shumë dashuri për të dhënë. Fola me djemtë me mi dhe e pëlqyen idenë. As ata nuk donin që të isha vetëm. 

U regjistrova për të nisur procedurat dhe pastaj gjeta Polly-n, 5 vjeçe.

Polly kishte përjetuar neglizhimin në familjen e saj për 4 vite dhe prej 1 viti jetonte në Shtëpinë e Fëmijës.

U ambientua shpejt me mua, me shtëpinë dhe i dha jetë sërish atyre mureve.

Prej katër vitesh jetojmë bashkë dhe nuk jam penduar kurrë për vendimin që kam marrë.

*Burimi Metro