Histori Personale

Video/ Ju rrëfej dasmën time të lirë e të bukur gjatë izolimit

Video/ Ju rrëfej dasmën time të lirë e të bukur

2020-ta erdhi me shumë ndryshime. Rreth 80% të dasmave të planifikuara për këtë vit u shtynë. Për Keshia, protagonistja e kësaj historie e çoi deri në fund. Vendosi të bënte limonatë me limonat që rrethanat sollën. Dhe dasmën e saj e rrëfeu për British Glamour.

Unë dhe burri vendosëm të martoheshim edhe pse mes pandemisë. Edhe pse njerëzit mendojnë se ishte një vendim i çuditshëm ne kemi arsyet tona për të menduar të kundërtën.

Jemi takuar 4 vjet më parë. Mamaja e burrit tim ishte fanse e madhe e motrës sime, finaliste në “X Factor”. Djali i saj vendosi ta sillte në sallë një ditë për t`i bërë qejfin dhe aty isha edhe unë në mbështetje të motrës. Ja kështu i njohëm. Sepse atë natë dola në skenë dhe kërceva me motrën time. Ai më pëlqeu dhe u përpoq të lidhej me mua në rrjete sociale, por ishte një kohë që më vinin shumë ftesa, prej motrës, dhe ndaj i injoroja.

Derisa dy vite më vonë, dikush ripostoi një postim të atij dhe unë e rishpërndava gjithashtu, sepse më pëlqeu. Pikërisht aty ai e gjeti guximin të më shkruante: Hej Keshia...” që prej atij momenti filuam të flisnim.

U fejuam në maj të 2018-ës, pas dy viteve bashkë. Më propozoi gjatë një udhëtimi në Paris, poshtë kullën Eiffel.

Mendova që dasmën ta bënim në jug të Francës, kështu që bëmë një tjetër udhëtim për ta planifikuar. Vendosëm si datë 23 majin e 2020-ës. Në janar të këtij viti i kishim thuajse të gjitha gati: fustanin, të ftuarit, çdo gjë.

Në fillim të shkurtit me dhimbje vendosëm ta shtynim për në 2021-shin. Të ftuarit donin ca ta bënim e ca ta shtynim. Lista jonë ishte 120 vetë, kishim ftuar rrethin e gjerë.

Në mars të këtij viti papritur humba babain. Ishte një atak të mes të natës dhe ishte e gjitha shumë traumatike. Nuk mbaj mend dy javët pas vdekjes së tij. Asgjë, përjetova një bllok mendor.

E dija që e bëja ose s`e bëja dasmën në maj, pa babain tim s`do ishte më e njëjta.

Gjithmonë kisha ëndërruar një dasmë në madhe, por me rritjen kuptova që jeta duhet marrë ashtu si të vjen. Dhe vendosëm ta shkurtonim listën në 30 vetë, aq sa pandemia e lejonte. Në të futëm vetëm njerëzit më të afërt, ata që i kishim afër në të mirë, por edhe në të keq.


Një pjesë të mirë të përgatitjeve i bëra vetë, me ndihmën e motrës. Edhe ftesat i bëmë vetë me dorë.

Kunetërit u morën me pijet, mamaja dhe tezja me ushqimin. Ishte një përpjekje familjare. Katër javë na u deshën. Po doli shumë më mirë se ajo gjigantja që do kisha bërë në Francën e Jugut. Ishte ditë me diell.

Nuk shpenzova më shumë se 2 mijë paund.

*Burimi Glamour